Arkiv-Lajme të përditësuara

Topi: Rezultati i FRD, përtej pritshmërive. Të pritet rezultati me qetësi

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:25

Kreu i Frymës se rë Demokratike, Bamir Topi tha se FRD pret një rezultat përtej pritshmërive. Nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e FRD, Topi theksoi rëndësinë e pritjes së rezultatit me qetësi.

“Puna nuk ka përfunduar, ne presim që mbas të gjithë të dhënave, një rezultat jo vetëm në kufinjtë e pritshmërisë, por më shumë se aq. Unë i bej apel të gjithë partive politike, mbarë shoqërisë që në këtë moment ta presim rezultatin me shumë qetësi. Është një moment shumë i rëndësishëm, që do të bëjë të mundur fundin e tranzionit.”- tha Topi.

Exit-Poll-i për Tiranën: E Majta 18 mandate, e djathta 14

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:23

Kompania IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News ka publikuar edhe exit poll-in për kryeqytetin.

Edhe këtu vihet re diferenca e thellë e koalicionit të majtë, që merr nga 51 deri në 55 përqind, që të përkthyera shkojnë nga 17-18 mandate. Koalicioni i djathtë merr 39-43 përqind të votave, që përkthehen në 13 deri në 14 mandate. FRD merr 2 deri në 4 përqind dhe mund të marrë 1 mandat

Exit-Poll-i i orës 15:00

Meta shpall fitoren: LSI do marë 20 mandate koalicioni i majtë mbi 80

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:19

Edhe Kreu i LSI, Ilir Meta nëpërmjet një konference për shtyp ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë.  Sipas Metës koalicioni i majtë do të marë më shumë se 80 mandate ndërkohë vetë LSI do të marë 20 mandate.  “Dua të falënderoj për këtë fitore plebishitare për opozitën dhe për këtë votim të jashtëzakonshëm që ka ndodhur sot për LSI. Jam i bindur nga të dhënat tona dhe vlerësimet e pavarura se ASHE ka tashmë në kuti 80 mandate, dhe LSI ka në kuti 15 deri në 20 mandate”, u shpreh Meta .

Majlinda Bregu: Rama vulos humbjen më të thellë, sondazhet na nxjerrin bindshëm në avantazh

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:14

Zëdhënësja e PD në fushatës, Majlinda Bregu ka reaguar menjeherë ndaj deklaratës së kryetarit të PS, Edi Rama, i cili pas mbylljes zyrtare të votimit shpalli fitoren e të majtës.

Bregu i siguroi përkrahësit e PD, se nga të gjitha sondazhet që ata disponojnë aleanca e djathtë ka fituar bindshëm.

“Edi Rama sapo doli për të na bindur se është kopja e keqe e vetes së tij kur doli për të thënë se ka fituar dhe konsolidonte humbjen e thellë si në 2009 dhe 2011.

Laç, të shtëna me armë pranë një QV. Dyshohet 1 i vdekur, 3 të plagosur

Postuar në 23 Qershor, 2013 02:04

LAC- Te shtena me arme ne nje qender votimi ne Lac. 

Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur prane qendres se votimit ne gjimnazin “At Shtjefen Gjecovi”. 

Nuk ka ende te dhena

 

 

 

PANORAMA

PD urdhër administratës për të votuar para orës 11:00

Postuar në 23 Qershor, 2013 02:02

-Partia Demokratike ka urdhëruar të gjithë nëpunësit e administratës publike që të paraqiten para qendrave të votimit për të votuar para orës 11. Burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se urdhri i është dërguar nga selia blu të gjithë drejtuesve të lartë të administratës publike për t’u kërkuar vartësve të tyre që të votojnë para orës 11:00 të ditës së sotme. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se nxitimi për të votuar në orët e para të ditës së nesërme lidhet me exit-pollet e mundshme që priten të zhvillohen.

Elbasan, në flakë cisternat naftëmbajtëse të ish-metalurgjikut

Postuar në 23 Qershor, 2013 02:01

Cisternat naftëmbajtëse të ish-metalurgjikut në Elbasan janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit. Nuk raportohet të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa punonjësve që po saldonin aty pranë, ndërkohë që flakët janë stimuluar edhe nga temperaturat e larta.

 

 

SHQIP

HAZIRI: NË BE MUNDEMI PARA 2020'ËS

Postuar në 23 Qershor, 2013 01:59

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane, Lutfi Haziri thotë se Kosovës nuk i duhen shtatë vite për t’u anëtarësuar në BE. Ndonëse një periudhë e tillë përmendet në strategjinë kombëtare "Kosova 2020:Një qasje gjithëpërfshirëse”. Sipas tij anëtarësimi mund të ndodh edhe shumë më herët, por vetëm në rast se institucionet shtetërore tregojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformave të kërkuara.

Kosovës nuk i duhen edhe shtatë që të anëtarësohet në Bashkim Europian.

Shqipëria sot vendos

Postuar në 23 Qershor, 2013 01:58

Ka nisur procesi i votimit për të zgjedhur ata që do të na qeverisin katër vitet e ardhshme. 

Në orën 7.00 u hapën Qendrat e Votimit, ku pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur 3.271.885 zgjedhës, shifër kjo e nxjerrë nga regjistrimi kombëtar elektronik. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 te dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli. 150.000 është numri i votuesve që votojnë për herë të parë.   

Sekui:Të punojmë të gjithë për zgjedhje të mira.Arvizu:Vota,akti më i rëndësishëm

Postuar në 22 Qershor, 2013 13:27

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui  ftoi sot anëtarët e dy grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian që t’i bashkohen mesazhit; të punojmë së bashku për zgjedhje të mira, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Sekui i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Kryetarit të Delegacionit të Parlamentit Europian, Eduar Kukan, i cili ka mbëritur sot në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara