Sekui:Të punojmë të gjithë për zgjedhje të mira.Arvizu:Vota,akti më i rëndësishëm

Postuar në 22 Qershor, 2013 13:27

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui  ftoi sot anëtarët e dy grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian që t’i bashkohen mesazhit; të punojmë së bashku për zgjedhje të mira, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Sekui i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Kryetarit të Delegacionit të Parlamentit Europian, Eduar Kukan, i cili ka mbëritur sot në Shqipëri.

Kukan ka zhvilluar sot takime me liderët kryesorë në vend, ku ka theksuar faktin se sjellja e politikanëve pas 23 qershorit, do të jetë vendimtare për sukesin e këtyre zgjedhjeve.

Më herët, nëpërmjet një mesazhi tjetër në Twitter, ambasadori i BE, Sekui iu drejtua të rinjve, të cilët votojnë për herë të parë këtë të dielë, duke i inkurajuar që të marrin pjesë në votime.

Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu në 1 vjetorin e nismës “Act Now” ftoi qytetarët shqiptarë që të angazhohen në aktin më të rëndësishëm, siç e quajti ai, të nismës “Act Now”, që është të shprehurit e rolit të tyre, dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm.

Arvizu tha se, ideja kryesore e nismës ACT Now! është nxitja e një komunikimi më të mirë midis qytetarëve dhe udhëheqësve të zgjedhur prej tyre, për të mirën e vendit, dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.