Exit-Poll-i për Tiranën: E Majta 18 mandate, e djathta 14

Kompania IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News ka publikuar edhe exit poll-in për kryeqytetin.
Edhe këtu vihet re diferenca e thellë e koalicionit të majtë, që merr nga 51 deri në 55 përqind, që të përkthyera shkojnë nga 17-18 mandate. Koalicioni i djathtë merr 39-43 përqind të votave, që përkthehen në 13 deri në 14 mandate. FRD merr 2 deri në 4 përqind dhe mund të marrë 1 mandat
Exit-Poll-i i orës 15:00
Exit Poll i parë që është realizuar nga IPR Marketing i jep një fitore të jashtëzakonshme opozitës me 52 deri në 65% , kundrejt 39 – 43 % të djathtës. Në veçanti, PS merr 37-41 %, ndërsa LSI nga 7-11 % të votave. Nga ana tjetër, PD merr 33-37 %, ndërsa PDIU 1.5 - 3.5 %. Ky është exit-poll-i i orës 19:00, pritet të realizohen edhe të tjerë.
SHEKULLI
Add new comment