Meta shpall fitoren: LSI do marë 20 mandate koalicioni i majtë mbi 80

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:19

Edhe Kreu i LSI, Ilir Meta nëpërmjet një konference për shtyp ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë.  Sipas Metës koalicioni i majtë do të marë më shumë se 80 mandate ndërkohë vetë LSI do të marë 20 mandate.  “Dua të falënderoj për këtë fitore plebishitare për opozitën dhe për këtë votim të jashtëzakonshëm që ka ndodhur sot për LSI. Jam i bindur nga të dhënat tona dhe vlerësimet e pavarura se ASHE ka tashmë në kuti 80 mandate, dhe LSI ka në kuti 15 deri në 20 mandate”, u shpreh Meta .

Ai u bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve në qendrat e votimit që të vijojnë procesin normalisht, për ti dhënë fund njollës që kryeministri i bëri procesit me trysnin që ushtron mbi votuesit. “E rëndësishëm procesi të vijojë normalisht. Komisionerët dhe numëruesit tanë të bëhen pjesë e një procesi që na nderon si një vend evropian. Jam i bindur se angazhimi qytetar për këtë proces që u minua nga Berisha do të bëjë gjithçka për të lënë pas njollat që procesi mori për të arritur ato objektiva të pamundura të ish-kryeministrit Berisha për të bërë trysni mbi votën e qytetarëve” tha Meta

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.