Majlinda Bregu: Rama vulos humbjen më të thellë, sondazhet na nxjerrin bindshëm në avantazh

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:14

Zëdhënësja e PD në fushatës, Majlinda Bregu ka reaguar menjeherë ndaj deklaratës së kryetarit të PS, Edi Rama, i cili pas mbylljes zyrtare të votimit shpalli fitoren e të majtës.

Bregu i siguroi përkrahësit e PD, se nga të gjitha sondazhet që ata disponojnë aleanca e djathtë ka fituar bindshëm.

“Edi Rama sapo doli për të na bindur se është kopja e keqe e vetes së tij kur doli për të thënë se ka fituar dhe konsolidonte humbjen e thellë si në 2009 dhe 2011.

U konsideroj me bindje të plotë se të gjitha sondazhet tona tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë votuar bindshëm aleancën tonë.

I bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve, numëruesve tanë që të mbyllin me sukses ligjërisht këtë proces.

Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë herë më të thellën dhe përfundimtaren”, tha Bregu.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.