‘Express’: Berisha, përpjekja e fundit. Shfrytëzon kosovarët për vota

Postuar në 22 Qershor, 2013 13:26

PRISHTINË-Në kampin e së majtës shqiptare ekziston frika se Sali Berisha po bën përpjekjet e fundit për përmbysjen e rezultatit të nesërm zgjedhor, përmes një kontingjenti kosovarësh që kanë marrë shtetësi Shqipëtre.

Burime të gazetës kosovare, ‘Express’ brenda Partisë Socialiste, kanë treguar planin e Berishës për të mbajtur dhunshëm pushtetin e tij.

"Duke pasur parasysh sistemin tonë elektoral, ku rezultatin final mund ta ndryshojnë një grusht votash, Berisha ka kërkuar përkrahjen e mbështetësve të tij nga Kosova", ka thënë një zyrtar i PS-së për ‘Express’, në kushte anonimiteti.

Në lojë edhe deputetë kosovarë

Të njëjtat informacione janë konfirmuar edhe nga disa burime qeveritare. Madje, sipas tyre, në këtë lojë kanë hyrë edhe disa deputetë të Parlamentit të Kosovës.

"Deputetë te Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në organizimin e njerëzve për të votuar në Shqipëri, të kamufluar si turistë. Thelbi qëndron se kjo do të bëhet duke keqpërdorur gjithë ata kosovarë që kanë shtetësi shqiptare. Do të votohet në emër të tyre, me personalitete të tjera", ka thënë një burim qeveritar për të përditshmen kosovare 'Express'.

Për përfshirjen e kosovarëve në kurdisjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ka pasur informacione edhe në të kaluarën, duke rritur kështu ndasitë mes dy vendeve. 

    SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.