Arkiv-Lajme të përditësuara

Masat e policisë për zgjedhjet

Postuar në 22 Qershor, 2013 06:20

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar një proçes zgjedhor të qetë, ka deklaruar të shtunën drejtori i përgjithshëm i uniformave blu, Hysni Burgaj. 

Në një konferencë për shtyp, Burgaj ka nënvizuar se policia do të veprojë në kuadër të ligjit dhe do të sigurojë një ambjent të sigurt për çdo qytetar. 

“Jemi të vendosur për të garantuar ligjin gjatë proçesit zgjedhor. Kemi kaluar në shërbim të përforcuar dhe kemi marrë masa organizative. Policia i ka përmbushur me sukses detyrat për proçesin”, ka thënë Burgaj. 

Durrës, shkëputet ashensori i një pallati, një fëmijë humb jetën

Postuar në 22 Qershor, 2013 02:23

Një fëmijë ka humbur jetën pak minuta më parë në qytetin e Durrësit pasi ashensori i pallatit ku ai banonte është këputur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër një të qytetit. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë raportohet se një tjetër fëmijë është i plagosur rëndë. Pallati ku është shkëputur ashënsori është ndëryar vietet e fundit.

 

 

MAPO

Rrëfej doktor Sali Berishën në Bllok

Postuar në 22 Qershor, 2013 02:22

Një prej dëshmitarëve të viteve ”70- 80 zbulon disa detaje të rëndësishme nga veprimtaria e kardiologut Berisha në shërbim të udhëheqësve kryesorë të Partisë së Punës. Naim Saraçi, ish-shoqërues i Hysni Kapos nga viti 1976 deri më 1979 dhe më pas të Simon Stefanit, Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos, tregon se e ka njohur mjekun Berisha pikërisht në ato vite kur ai kryente detyrën e mjekut roje pranë klinikës speciale të udhëheqësve.

Presidenti Nishani përgënjeshtron: Nuk jam sëmurë, lajme dashakeqëse ndaj meje

Postuar në 22 Qershor, 2013 02:20

Pas lajmit të publikuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme në lidhje me disa probleme shëndetësore të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka qenë vet ky i fundit që ka dhënë një deklaratë për mediat për të sqaruar gjithçka dhe për të mohuar faktin se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë siç u spekulua.

DACIC: ZGJEDHJET LOKALE NË KOSOVË MË 3 NËNTOR

Postuar në 22 Qershor, 2013 02:18

Pas njoftimit të BE'së se Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka deklaruar se data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë orientimisht është 3 nëntori.

Shqipëria në heshtje zgjedhore

Postuar në 22 Qershor, 2013 02:17

Prej mesnatës ka hyrë heshtja zgjedhore. Fillimi i kësaj të shtune shënon mbylljen përfundimtare të fushatës elektorale, të nisur zyrtarisht më 24 maj. 

Por, ajo filloi shumë më herët nga forcat politike, të cilat prej rreth tre muajsh kanë zhvilluar takime me qytetarët, mitingje, kënde fjale e “town holl”-e, fushatë në rrjetet virtuale dhe të gjitha format e komunikimit të mesazheve dhe premtimeve për zgjedhjet e së dielës.

Presidenti Nishani shtrohet në spital: Jam mirë

Postuar në 21 Qershor, 2013 15:21

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përfunduar në spital. Mësohet se ai është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se Presidenti Bujar Nishani është shtruar me urgjencë pas mbledhjes së KLD-së

 

Presidenti Nishani ka sqaruar personalisht gjendjen e tij shëndetësore për 'A1 Report". Nëpërmjet një telefonate në redaksi, Presidenti deklaroi se është mirë me shëndet: "Nesër vazhdoj takimet e mia me delegacionin e Parlamentit të Europës", shpjegoi Nishani.

 

Mbaron mandatin ambasadori Aleksandër Arvizu, zëvendësohet nga Donald Lu

Postuar në 21 Qershor, 2013 15:20

Donald Lu është ambasadoti i ri i SHBA-së në Shqipëri. Ambasadori Alexandër Arvizu do të largohet nga Shqipëria për shkak se i mbaron mandate. Nee Ministrine e Puneve tee Jashtme tee Shqipeerisee ka mbeerritur keerkesa peer akreditimin e ambasadorit tee ri tee SHBA. Ambasadori Arvizu do të largohet nga Shqipëria në fund të muajit Korrik ose në fillim të Gushtit. Donald Lu aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi. Lu u bashkua me Shërbimin e Jashtëm Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 dhe ka mbajtur poste në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistani, Azerbajxhani dhe Uashingtonit.

PD mbyll fushatën në Tiranë, Berisha: Uragani i fitores më gjigant se kurrë

Postuar në 21 Qershor, 2013 15:18

Partia Demokratike ka përmbyllur fushatën e saj në Tiranë në një miting në sheshin “Nënë Tereza”, i cili cili ka nisur ne oren 19.44 minuta, i lidhur në mënyrë simbolike edhe me numrin e PD në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare.

Në këtë miting janë dhënë edhe mesazhet e fundit elektorale para zgjedhjeve të së dielës, ku qytetarët me votën e tyre do të vendosin për ata që do të drejtojnë vendin për katër vitet e ardhshme.

OSBE dhe KiE i kërkojnë KQZ-së të garantojë votën e lirë e të ndahet nga politika

Postuar në 21 Qershor, 2013 15:17

Krerët e tre misioneve vëzhguese të OSBE-së, KiE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, i bënë thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të distancohet nga politika dhe të garantojë votën e lirë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Po ashtu, diplomatët ndërkombëtarë i kanë kërkuar liderëve të politikës shqiptare të shfrytëzojnë këto ditë që kanë mbetur, në një mënyrë sa më konstruktive që procesi zgjedhor të mos ketë pengesa.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara