OSBE dhe KiE i kërkojnë KQZ-së të garantojë votën e lirë e të ndahet nga politika

Postuar në 21 Qershor, 2013 15:17

Krerët e tre misioneve vëzhguese të OSBE-së, KiE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, i bënë thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të distancohet nga politika dhe të garantojë votën e lirë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Po ashtu, diplomatët ndërkombëtarë i kanë kërkuar liderëve të politikës shqiptare të shfrytëzojnë këto ditë që kanë mbetur, në një mënyrë sa më konstruktive që procesi zgjedhor të mos ketë pengesa.

“Ne i bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces elektoral të qetë.

Institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të funksionojë i ndarë nga politika, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve të respektohet nga të gjitha forcat politike dhe të implementohet nga autoritetet.

Kundërshtitë ligjore nuk duhet të pengojnë punën e vështirë dhe kritike të institucioneve demokratike,” thuhet në deklaratën e përbashkët të kreut të delegacionit të misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, ai i Parlamentit të OSBE-së, si dhe kreu i delegacionit të vëzhguesve të Këshillit Europian. Deklarata është publikuar dy ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit në faqen zyrtare të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.  Deklarata është firmosur nga Roberto Battelli, kreu i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, João Soares, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Luca Volontè, kreu i delegacionit vëzhgues të Këshillit të Europës.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.