Presidenti Nishani shtrohet në spital: Jam mirë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përfunduar në spital. Mësohet se ai është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Presidenti Bujar Nishani është shtruar me urgjencë pas mbledhjes së KLD-së
Presidenti Nishani ka sqaruar personalisht gjendjen e tij shëndetësore për 'A1 Report". Nëpërmjet një telefonate në redaksi, Presidenti deklaroi se është mirë me shëndet: "Nesër vazhdoj takimet e mia me delegacionin e Parlamentit të Europës", shpjegoi Nishani.
Presidenti Bujar Nishani ka pasur përkeqësim të shëndetit. Ndërsa nga kabineti i Presidentit Bujar Nishani është mohuar lajmi. Kreu i shtetit iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor në QSUT, konkretisht ekzaminimi elekromiografi për funksionimin e muskujve.
Presidenti është larguar rreth orës 20:50 minuta nga QSUT-ja.
SHEKULLI
Add new comment