Arkiv-Lajme të përditësuara
Rekordi i 23 qershorit Zgjedhjet, 8100 vëzhgues vendas dhe të huaj në terren
Në çdo qendër votimi ditën e zgjedhjeve do të ketë rreth dy vëzhgues vendas dhe të huaj. Kjo sepse numri i vëzhguesve të akredituar deri dje pranë KQZ-së ka arritur në plot 8 153 persona, nga të cilët, pjesa dërrmuese janë shqiptarë dhe afro 550 të huaj. Pavarësisht numrit të madh të vëzhguesve vendas, ata që marrin një rëndësi të madhe në këtë pjesë janë pikërisht vëzhguesit e huaj, jo vetëm ata të OSBE/ODIHR-it, por edhe të një pjese të mirë të ambasadave në Tiranë.
Zgjedhjet në Shqipëri do të testojnë ambiciet për në BE
Nga Andrew Gardner
European Voice
Shqiptarët do të votojnë më 23 qershor në një palë zgjedhje që janë cilësuar si një test i rëndësishëm për ambiciet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Votimet do të bëhet katër ditë përpara një samiti të BE, në të cilin liderët e vendeve të BE do të hapin dritën jeshile për Serbinë dhe Kosovën që të avancojnë në fazën tjetër të përpjekjeve të tyre për t’u bashkuar me BE-në.
Por ky votëbesim është në kontrast me progresin e avashtë që Shqipëria ka bërë që kur aplikoi për anëtarësimin në vitin 2009.
Dështimi i teknologjisë në zgjedhje
Partia Socialiste do të depozitojë të enjten në prokurori kallëzim penal për dëmin e shkaktuar nga dështimi i teknologjisë në zgjedhje, shoqëruar me një faturë financiare e përllogaritur në disa miliona euro.
Në bindjen e opozitës, dështimi i projektit të identifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë, që kishte dhe kontratën më të lartë financiare, ishte i qëllimshëm.
Ambasadorët në terren si vëzhgues
Në zgjedhjet e 23 qershorit regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 8153 vëzhgues. KQZ akrediton si monitorues në zgjedhje diplomatët në Tirane.
Merr hakun e gruas, Tafaj pezullon një mësuese
E heqin nga puna se denoncoi një edukatore për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës. Mësuesja e një gjimnazi në kryeqytet është pezulluar dhe këtë ia di për “nder” edukatores që i vuri thonjtë në fyt fëmijës dhe drejtoreshës së kopshtit, e cila është bashkëshorte e Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. Vetë ministri është kujdesur për këtë hakmarrje dhe ka firmosur urdhrin e pezullimit. Shtetasja V.L. (për arsye etike që lidhen me të miturin, japim vetëm inicialet) mban në duar një shkresë pezullimi nga puna, lëshuar nga Myqyrem Tafaj.
BOJKOTI/ Berisha përuron investimin e bankës gjermane KfW, nuk merr pjesë asnjë përfaqësues gjerman
Të mërkurën në mesditë në Zemblak të qarkut të Korçës u përurua fillimi i punimeve për zhvillimin e rrjetit të transmetimit 110 kilovolt të jugut të Shqipërisë, një investim që financohet nga qeveria gjermane nëpërmjet KfW-së, Bankës Gjermane për Zhvillim. Ky projekt energjetik ka nisur kështu lot-in e parë që ka në fokus fuqizimin e nënstacionit 400/110 kilovolt Zemblak, me vlerë 4.4 milionë euro.
Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë është mbështetësja kryesore e projektit, por në këtë aktivitet inaugurues ra në sy mungesa e përfaqësuesve nga Gjermania.
VALDET SADIKUT PROPOZOHET PËR ZYRTAR NDËRLIDHËS NË BEOGRAD
Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar se Ambasadori aktual në Kroaci, Valdet Sadiku është propozuar për Zyrtar Ndërlidhës në Beograd.
"Propozimi për këtë emërim i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i bërë në emër të Qeverisë së Kosovës, i është dërguar presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të vendos për dekretimin e ambasadorit Valdet Sadiku, shef të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd", thuhet në njoftimin e MPJ'së/
DASH, shuplakë për trafikimin
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paraqiti raportin vjetor të trafikimit të qenieve njerëzore për 2013-n, gjatë një ceremonie në Departamentin amerikan të Shtetit.
Dokumenti shqyrton situatën e 188 shteteve dhe territoreve dhe bën një vlerësim të punës së qeverive, në përpjekjet për të luftuar fenomenin shqetësues. Por, pas një kohe relativisht të gjatë renditjeje në grupin e dytë, Shqipëria është zhvendosur në “ëatch list”, apo listën e atyre shteteve që po mbahen në vëzhgim.
Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona
Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës, gjatë një proteste në mbështetje të protestuesve në Turqi. Protesta e cila sipas policisë, ishte e paligjshme, pasi nuk ishte marrë leje, po zhvillohej në sheshin Nëne Tereza, ku të pranishëm ishin rreth 30 protestues. Këta të rinj mbanin në duar parrulla si “Poshte fashizmi”
Protesta po mbahej për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi në të njëjtin moment, kur një lëvizje e re politike PLSHR po zhvillonte një tjetër tubim, por ata në mbështetje të Erdogan.
Imami, fushatë me fëmijët romë dhe thotë: Gratë s’kanë besim te Rama, ndaj votojnë Berishën
Tashmë përfshirja e fëmijëve në fushatë nuk përbën më lajm. Këtë gjë ka bërë edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me fëmijët e shtresës më të diskriminuar. Ai i ka detyruar fëmijët romë që të mbajnë në duar pankartat e tij, gjatë një shëtitje që u ka bërë atyre dhe prindërve të tyre, në tunelin e Elbasanit.
Ndërkohë, pak më parë ka organizuar një takim me të rinjtë dhe gratë, sipas të cilit, këto të fundit votojnë më shumë Berishën se Ramën, pasi nuk kanë besim tek kryesocialisti.
