VALDET SADIKUT PROPOZOHET PËR ZYRTAR NDËRLIDHËS NË BEOGRAD

Postuar në 20 Qershor, 2013 02:50

 Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar se Ambasadori aktual në Kroaci, Valdet Sadiku është propozuar për Zyrtar Ndërlidhës në Beograd.

"Propozimi për këtë emërim i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i bërë në emër të Qeverisë së Kosovës, i është dërguar presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të vendos për dekretimin e ambasadorit Valdet Sadiku, shef të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd", thuhet në njoftimin e MPJ'së/

Sipas MPJ'së, hapja e Misionit të Posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje.

Valdet Sadiku propozohet Zyrtar Ndërlidhës i Kosovës në Beograd

Ambasadori aktual i Kosovës në Kroaci, Valdet Sadiku është propozuar nga Kryeministri dhe MPJ për postin e Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Beograd, kanë thënë për Gazetën Express burime brenda Kryeministrisë.

Vendimi vjen vetëm disa caste pasi që Lulzim Peci dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Emri i Valdet Sadikut do të shkojë nesër në mëngjes te Presidentja Jahjaga për dekretim.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.