Arkiv-Lajme të përditësuara

SHBA: Numërimi proces kritik

Postuar në 18 Qershor, 2013 16:06

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”  tha se u takon të gjitha palëve të përfshira ne zgjedhjet parlamentare të së dielës në Shqipëri që të respektojnë rezultatin përfundimtar. 

Reeker thëksoi  rëndësinë e madhe që Shqipërinë të veprojë në përputhje me statusin e saj si vend anëtar i NATO-s duke mbajtur zgjedhje të rregullta. 

Mësuesi: Ishte metaforë shprehja “Berisha do plumb ballit”, por s’e them më se ai të vret natën e të qan ditën

Postuar në 18 Qershor, 2013 08:26

Njeriu që trembi kryeministrin Sali Berisha dhe u mor seriozisht nga selia e PD-së, është një mësues nga Klosi i Matit. Gjatë një takimi elektoral në Klos, do të deklaronte se “Berisha e do plumbin ballit”.

Deklarata solli reagimin e ashpër të Partisë Demokratike, e cila akuzoi kryetarin Edi Rama për nxitje të dhunës. Por, duket se shqetësimi i madh i PD-së, nuk ka qenë i tillë për institucionet e tjera të sigurisë.

Policia dhe SHISH nuk e kanë marrë mundimin ta verifikonin, ta gjenin personin e “rrezikshëm” për jetën e kreut të qeverisë.

Prokuroria: 12 vite burg për ish-bosen e Gjallicës

Postuar në 18 Qershor, 2013 08:23

TIRANE- Prokuroria kërkoi sot 12 vite burg për ish-bosen e firmës piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadrie.  

Ajo akuzohet per marrje me mashtrim 20 milionë lekë të reja, 3 personave, të cilëve u kishte premtuar apartamente në këmbim të parave.

Ngjarjet i takojne viteve 2009 ku denoncuesit kane akuzuar ate se i kane besuar shuma parash permes mashtrimit.

 

 

 

 

PANORAMA

Dështon projekti i verifikimit të kartave të identitetit

Postuar në 18 Qershor, 2013 08:22

Ka dështuar edhe në Tiranë verifikimi i kartave të identitetit nëpërmjet projektit teknologjik të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve. Votimin i shumëfishtë nuk shmanget, çka hap mundësi për votim të një personi më shumë se një herë. 

Vetë administrata në mbledhjen e sotme të orës 18:00 të KQZ-së pritet të propozojë të mos realizohet ky projekt pilot i kompanisë spanjolle, INDRA pasi në të dy testet pati probleme teknike. Administrata do të paraqesë dhe një aktprojekt ku do të sqarohen dhe arsyet pse kërkon mos zbatimin e këtij projekti. 

Arvizu: Po ushtrohet presion ndaj zgjedhësve

Postuar në 18 Qershor, 2013 08:21

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu pohon se në Shqipëri po ushtrohet presion ndaj zgjedhësve për të detyruar ata që të votojnë për një subjekt të caktuar zgjedhor. Gjatë një bashkëbisedimi online nëpërmjet faqes në Facebook të ambasadës me qytetarët, ambasadori amerikan u shpreh se ka dijeni që po ushtrohet presion ndaj votuesve. Por Arvizu mendon se votuesit kanë fuqi të kapërcejnë çdo kanosje, pavarësisht kahut politik nga vjen dhe të mund të zgjedhë. “Unë nuk e vë në dyshim në asnjë moment që po ushtrohet presion ndaj votuesve dhe nuk e kam fjalën vetëm për njërën palë.

Dritan Dajti kërcënon Gjykatën

Postuar në 18 Qershor, 2013 08:15

Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të për t'i dhënë fund bllokimit të procesit. 

Pasi iu referua shoqërimit në Komisariat në seancën e mëparshme të një të afërmi, i pandehuri kërcënoi duke iu thënë gjyqtarëve "se sic më keni kërcënuar familjen, duke më shoqëruar pas seancës nje te aferm, te njejten gje do bej dhe une me ju dhe familjaret tuaj".

Bulqizë, Berisha: Asgjë s’i lidh socialistët me modelin e Ramës. Me ne, në BE

Postuar në 18 Qershor, 2013 04:07

BULQIZE- Kreu i qeverise Sali Berisha ka perseritur nga Bulqiza premtimet per rritjen e rrogave, pensioneve, ndihmes ekonomike. Gjate fjales se tij ne mitingun permbylles ne Bulqize, Berisha u shpreh i bindur ne vleresimin e alternatives se tij, qe eshte provuar se mban premtimet. 

“Freedom House” fshikullon Shqipërinë, thellohet korrupsioni

Postuar në 18 Qershor, 2013 04:06

Në raportin më të ri të organizatës  “Vendet në Tranzicion” theksohet se procesi i anëtarësimit në BE ka motivuar reforma të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor që sigurojnë një mekanizëm formal për institucione demokratike  dhe ekonomi tregu funksional. Megjithatë ekspertët e “Freedom House” thonë se katër vende Shqipëria, Bosnja  Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia, kanë regjistruar rënie shqetësuese.

Kosova dhe Serbia sot dorëzojnë propozimet për kodin telefonik

Postuar në 18 Qershor, 2013 04:05

Bruksel, 18 qershor  - Në Bruksel vazhdojnë edhe sot bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me telekomunikacionin, gjyqësorin, policinë dhe sigurinë, shkruajnë mediat serbe.

Ministri serb i telekomunikimeve, Rasim Lajiq, ka paralajmëruar se sot do të dorëzohen propozimet e të dyja palëve për kodin telefonik të Kosovës.

Arvizu takohet me Alfred Pezën

Postuar në 18 Qershor, 2013 04:03

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u takua dje me kandidatin socialist në zonën e Peqinit, Alfred Peza. Gjatë takimit u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të fushatës dhe incidenteve që janë shënuar herë pas here.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara