Muli aksidenton tre lopë! Në eskortën e ministrit, Benz-i i sekuestruar

S
Eskorta e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, që u denoncua pak ditë më parë nga kryebashkiaku i Kukësit, pasi po ushtron terror dhe presion në qytetin verilindor, ka shkaktuar një aksident në rrugën pranë aeroportit të Kukësit.
Ministri, që udhëheq listën e kandidatëve për qarkun e Kukësit, po kthehej nga një takim elektoral, kur ka aksidentuar tre lopë në fushën pranë fshatit Shtiqen.
Mjeti që ka aksidentuar lopët është një Benz tip Reggina, i sekuestruar, por që tani përdoret për nevojat e Mulit.
Në drejtim të makinës ishte një oficer ushtrie në Tiranë.
TEMA
Add new comment