Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama: Legalizimi do të bëhet pa pagesë
Kreu i PS-së sfidon Berishën dhe për etiketimet ndaj veriorëve: “Nëse i kam quajtur shpellarë, largohem nga Shqipëria”
Fatjona Mejdini
Kompania spanjolle bën përgjegjëse KQZ-në për dështimin e verifikimit elektronik të kartave
Mësohet se kompania spanjolle Indra në letrën që ju ka përcjellë partive politike përmes KQZ-së, shprehet e gatshme për të plotësuar një pjesë të kërkesave teknike, por pret që të jetë KQZ-ja të dërgojë një shkresë zyrtare.
Berisha në Kukës: Modeli i Edi Ramës bazohet tek lolo, që i vijnë këtu për të blerë vota
Kryeministri Berisha ka vijuar turet elektorale në qytetin e Kukësit, nga ku u ka bërë thirrje socialistëve të votojnë për PD-në që sipas tij ofron alternativën e zhvillimit. “Të bëjmë gjithçka këto tetë ditë që kanë mbetur, për të bindur çdo banor të Hasit, socialistë e të paparti, të vijnë me ne, të vijnë në alternativën tonë. Alternativa jonë është ndërtimi i një infrastrukture moderne në Has e kudo ku banojnë shqiptarët.
Tiranë, Rama: Të ardhurit do të ndihen në vendin e tyre. Nëse kam thënë “shpellarë” largohem
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se të gjithë të ardhurit në Tiranë, në qeverisjen e PS, do të ndihen për herë të parë në vendin e tyre.
Rama po mban sot një “Kënd Fjale” në Pallatin e Kongreseve me temë “Tirane të gjithëve”, ku akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha se kërkon vete që të ardhurit të ndihen të huaj, me qëllim që të urrehen me ata që janë këtu.
Rama iu përgjigje edhe akuzave të Berishës, lidhur me përcaktimin e tij shpellarë për të ardhurit nga veriu, duke thene se ai genjen.
Meta: Berisha po e inauguron para kohe tunelin e Kërrabës
Lëvizja Socialiste për Integrimin po mban një takim elektoral në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Kreu i kësaj partie, Ilir Meta në fjalën e tij, tha se, Tirana nuk mund të votojë qeverinë, e cila sipas tij, ka marrë tatëpjetën. Ai tha se, kjo qeveri nuk ofron asnjë perspektivë për pas 23 qershorit, ndërsa theksoi se LSI-ja do të punojë për punësimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Rama në Gjirokastër: Përse nuk i tregon më duart e pastra Berisha? Shqipëria po punon për familjen e tij
Kreu i socialistëve Edi Rama dhe skuadra e Rilindjes ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, ku ka zhvilluar një miting madhështor në qendër të qytetit. Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Edi Rama duke vlerësuar pjesëmarrjen e gjirokastritëve në këtë shesh, ka shprehur mirënjohjen e tij të madhe.
Berisha blindon Tropojën
Ngjyrat dhe simbolet e Partisë Demokratike mbuluan Tropojën. Dy orë para se të fillonte mitingu që riktheu pas shumë kohësh kryeministrin Sali Berisha në Tropojë, njerëz të shumtë u mblodhën në sheshin Bajram Curri.
Por po aq të shumtë sa flamujt partiakë ishin dhe efektivët civilë të Gardës së Republikës dhe policët me uniformë që prisnin mbërritjen e kryeministrit Sali Berisha.
Zona në të cilën u mbajt tubimi ishte e tëra e mbikëqyrur nga dhjetra e dhjetra pjestarë sigurie, shumica prej të cilëve në fakt ishin të veshur me rroba civile.
Meta: Komisionerët e LSI, garanci për votën
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatët për deputet në qarkun e Dibrës. Në fjalën e tij, kreu i LSI është shprehur se komisionerët e LSI-së do të jenë garanti për i votës së LSI-së dhe çdo qytetari.
PD kujtohet për legalizimet
Një prej premtimeve më të rëndësishme të Partisë Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit është legalizimi i ndërtesave pa leje. Kreu i PS-së, Edi Rama ka theksuar se, do t’i japë fund këtij procesi të cilin Berisha e premtoi në vitin 2005.
Por ditët e fundit, Partia Demokratike është fokusuar tek kjo çështje. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shpërndau sot 300 certifikata legalizimi për banorë të zonës së Plazhit. Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit u shpreh se, mazhoranca vjen në fushatë me premtime të mbajtura.
Idrizi: Përveç PDIU, të gjithë e kanë harruar si me magji bashkimin kombëtar
“Aq më tepër tani që “e harruan” si me magji, ne do të vijojmë të punojmë dhe luftojmë për ëndrrën e të gjitha kohërave të çdo shqiptari, bashkimin kombëtar, si një bashkim natyral, i paqtë dhe i gjithëpranuar”.
Zoti Idrizi, vendosja e emrit tuaj, ashtu si e kryetarëve të tjerë të partive të mazhorancës në listën e deputetëve të PD-së, e ka zbehur apo e ka intensifikuar fushatën elektorale të PDIU dhe pse?