Meta: Berisha po e inauguron para kohe tunelin e Kërrabës

Postuar në 15 Qershor, 2013 15:16

Lëvizja Socialiste për Integrimin po mban një takim elektoral në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Kreu i kësaj partie, Ilir Meta në fjalën e tij, tha se, Tirana nuk mund të votojë qeverinë, e cila sipas tij, ka marrë tatëpjetën. Ai tha se, kjo qeveri nuk ofron asnjë perspektivë për pas 23 qershorit, ndërsa theksoi se LSI-ja do të punojë për punësimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Tiranasit nuk mund të votojnë një qeveri që ka marrë tatëpjetën dhe Shqipërinë me vete. Tirana, e para do të votojë kundër një qeverie që nuk ofron asnjë perspektiv të mirë për 24 qershorin. Prandaj me votën tonë, jo vetëm do të votojmë LSI-në, por do të hedhim themelet e një ekonomi të sigurt”, the Meta. 

Kreu i LSI-së duke komentuar mbi inaugurimin e tunelit të Kërrabës, e paralajmëruar që të ndodhë nesër, tha se kreu i qeverisë po e bën këtë parakohe. “Po inaugurohet jashtë kritereve teknike, vetëm e vetëm që Sali Berisha të marrë ndonjë votë më shumë, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Po përgjigjen më të mirë do e marrë në Elbasan, ashtu siç do e marrë në gjithë Shqipërinë,” tha Meta.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.