PD kujtohet për legalizimet

Një prej premtimeve më të rëndësishme të Partisë Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit është legalizimi i ndërtesave pa leje. Kreu i PS-së, Edi Rama ka theksuar se, do t’i japë fund këtij procesi të cilin Berisha e premtoi në vitin 2005.
Por ditët e fundit, Partia Demokratike është fokusuar tek kjo çështje. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shpërndau sot 300 certifikata legalizimi për banorë të zonës së Plazhit. Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit u shpreh se, mazhoranca vjen në fushatë me premtime të mbajtura.
Gjithashtu po sot, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është angazhuar të përfundojë procesin e legalizimit, proces të cilin në zgjedhjet lokale të vitit 2011-s, premtoi se do ta përfundonte brenda 6 muajve. Pavarësisht kësaj, ai u zotua ata që kanë aplikuar për legalizim do t’u vijnë në shtëpi tapitë.
“Çdo tapi legalizimi për ata që kanë aplikuar për legalizim do t’ju sillet juve këtu, në vend që të shkoni ju tek zyrat, ky është zotimi im”, tha Basha.
SHEKULLI
Add new comment