Sondazhi: E majta 51%, e djathta 42.5%. PS dhe aleatët marrin 73 mandate

Postuar në 15 Qershor, 2013 09:27

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Koalicioni i majtë

Sipas sondazhit të tretë të Piepoli-t, e majta përfiton nga zgjedhjet e 23 qershorit 73 mandate në Kuvend

 

Koalicioni i djathtë

Sipas sondazhit të institutit italian, e djathta përfiton nga zgjedhjet e 23 qershorit 66 mandate

Parashikimi, PD merr 66 deputetë me aleatët. Topi arrin të hyjë në Kuvend

sondazhi pieopoli Sondazhi i tretë dhe i fundit i Institutit Piepoli, i kontraktuar nga “Vizion Plus”, nxjerrin koalicionin e majtë fitues me 8.5% përpara koalicionit të djathtë. Koalicioni i majtë rezulton të ketë 51% të votave, ku PS me 42.5%, LSI me 5.5%. Ndërsa koalicioni i djathtë rezulton me 42.5% të votave, ku PD ka 38%, PR 1.5%. Dokumenti aktual ilustron rezultatet e sondazhit të tretë, që është realizuar përmes 1000 intervistave telefonike CATI (Computer Assisted Telephone Interview) në të gjithë territorin kombëtar.

Ndarja e mandateve

Në sondazhin e tretë vlerësohet se më 13 qershor, PD-ja rezulton me 38%, me një rritje 0.5% nga sondazhet e tjera. Në përllogaritjen e mandateve, instituti italian parashikon që të përfitojë 62 vende vetëm nga listat e saj. Ndërsa një mandat parashikohet ta marrë Partia Republikane. Surpriza e këtij sondazhi është që PDIU-ja e Shpëtim Idrizit të përfitojë tri mandate në këto zgjedhje. Në total, koalicioni i djathtë rezulton me 62 deputetë. Nga kampi i majtë sondazhi jep këtë pasqyrë, ku PS-ja si subjekt ruan të njëjtën përqindje 42.5%, e cila përkthehet me një mandat më shumë se PD-ja, me 63 vende në Kuvend. LSI-ja, me 5.5%, me një rritje 0.5% me sondazhin e dytë, rezulton të marrë 9 mandate në Kuvend. Ndërsa një mandat u takon partive të tjera të opozitës, pa përcaktuar se cilës force është. Në total, koalicioni i majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka 73 mandate, ndërsa e djathta “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” ka 66 mandate. Për institutin italian, një mandat e merr Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit. Edhe pse në krahasim me sondazhin e kaluar, FRD-ja ka pësuar rënie prej 1.5 pikësh, prania e saj në Kuvend është e sigurt. Ndërsa Aleanca Kuqezi, për institutin italian, nuk parashikon të marrë një mandat.

Qarku i Tiranës

Piepoli ndërkohë ka bërë dhe sondazhin për Qarkun e Tiranës se ku parashikohet të shkojë vota e banorëve të metropolit shqiptar. Për këtë qark, koalicioni i majtë rezulton të marrë 17 mandate nga 32 që ka Qarku i Tiranës, ndërsa kampi politik i djathtë përfiton 14 mandate. Një mandat i takon, sipas sondazhit, FRD-së së Bamir Topit. Koalicioni i djathtë me 42% të votave në Tiranë, parashikon 13 mandate për PD-së si subjekt dhe një mandat për PDIU-në. Ndërsa PS-ja në Tiranë parashikon të fitojë e vetme si subjekt 15 mandate, ndërsa LSI-ja përfiton 2 mandate. PD-ja si parti në Tiranë përfiton 37.5% të votave, PDIU 2%. PS-ja rezulton si subjekt me 44.5%, me një diferencë prej 7 pikësh nga PD-ja. LSI-ja rezulton me 5% të votave. FRD-ja e Topit rezulton me 4% të votave, por dalja e vetme e penalizon këtë parti, duke bërë të marrë vetëm një mandat. Aleanca Kuqezi rezulton me 2.5% të votave. Sipas sondazhit në Tiranë, 9% e të intervistuarve janë të pavendosur. Të intervistuarit e Qarkut të Tiranës mendojnë të shkojnë të votojnë dhe të shprehin qëndrimin për votën e tyre. Politikanët, sipas 86% e të intervistuarve, kanë pushtet në Shqipëri. Më pas vijnë investitorët që kanë ndikim dhe avokatët. Si institucion të besueshëm nga sondazhi rezultojnë mësuesit me 64% dhe më pas vijnë media (gazetarët), liderët e komuniteteve fetare, forcat e rendit publik (ushtria dhe policia), mjekët, Presidenti i Republikës. Vetëm 26% i cilësojnë si të besueshëm politikanët. Nga një mijë të intervistuarit, 51% janë të seksit femër, ndërsa 49% janë meshkuj. Mosha e të intervistuarve ka këtë gjeografi: 35% deri në 34 vjeç, 37% deri në 35-54 vjeç dhe 29% mbi 54 vjeç.

PDIU

Surpriza e këtij sondazhi është që PDIU-ja e Shpëtim Idrizit të përfitojë tri mandate në këto zgjedhje. Në total koalicioni i djathtë rezulton me 62 deputetë

 

Debate të ashpra për qendrat e votimit. Opozita: Po urdhëroheni nga PD-ja

KQZ-ja zhvendos QV-të 9 ditë para zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshon vendin e qendrave të votimit 9 ditë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Një fenomen i frikshëm me prapavijë politike, po vihet re në vendimet e KQZ-së, e cila është vënë në lëvizje nga kërkesat e Partisë Demokratike për zhvendosje të qendrave të votimit, me qëllim çoroditjen e zgjedhësve. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së është vënë re shqyrtimi i disa kërkesave të paraqitura nga ana e PD-së në KQZ për ndryshim të QV-ve në Qarkun e Shkodrës, Durrësit dhe të Elbasanit. Debate në KQZ pati për zhvendosjen e QV-ve me nr. 1420; 14201, 14202 dhe 14203 në Bashkinë e Durrësit. Përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, akuzoi kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, se ka zhvendosur qëllimisht këto QV, duke spostuar rreth 8 mijë votues. KQZ-ja ka miratuar menjëherë kërkesën e PD-së, duke bërë që këto qendra votimi të shkojnë sërish në zonën e Kënetës, aty ku demokratët pretendojnë se kanë vota të sigurta. PD-ja ndërkohë ka bërë të ditur se Dako mund të kallëzohet penalisht, siç është rasti i kryekomunarit të Kalasë së Dodës. Më pas është kaluar për heqjen e QV-ve në një zonë të Elbasanit. Kjo, pasi PD-ja pretendon se në QV-në private ka qenë më parë një shtab elektoral i PS-së. Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ana e përfaqësuesit të PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, i cili paraqiti një shkresë të kryebashkiakut të Elbasanit, i cili rrëzonte pretendimet se QV-ja ka qenë më përpara se shtab elektoral. “Ja ku jeni dhe fotot që tregojnë se nuk ka qenë shtab elektoral. Gjithashtu ju paraqes dhe një shkresë të kryetarit të bashkisë. Listat janë afishuar te kjo qendër votimi dhe nuk mund të ndryshohen 9 ditë përpara zgjedhjeve, por sipas ligjit duhet të realizohet 40 ditë përpara votimit”, tha Gjonçaj. Ndërkohë që me një argument absurd është shqyrtuar kërkesa e PD-së për ndryshimin e një QV-je në fshatin Bërdicë të Shkodrës, për shkak se pronari i një lokali ishte në një konflikt me pronarët e dy lavazheve. Kjo indicie u mor nga një shkresë e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Por Gjonçaj theksoi se “kryetari i Komunës së Bërdicës i hedh poshtë këto pretendime”. Por, pavarësisht kësaj, KQZ-ja mori vendimin për të ndryshuar QV-në, pavarësisht se ligji parashikon se një gjë e tillë nuk mund të realizohet 40 ditë përpara 23 qershorit. “Raporti është ai që vesh dhe zhvesh KQZ-në, e këtë e bëjnë misionet ndërkombëtare me qëndrimet e tyre. Këto ndryshime 9 ditë para zgjedhjeve bëhen me kërkesë të PD-së. Ju e bëtë edhe me rastin e Kamzës, por ne iu drejtuam Kolegjit dhe morëm vendime në favorin tonë”, tha Gjonçaj. Në mbledhje u diskutua edhe raporti i Bordit të Monitorimit të Medias, ku tre anëtarët, Thano, Kananaj dhe Malaj debatuan për mosfutjen në rendin e ditës së dy spoteve të TV-ve, Postës Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. “KQZ-ja nuk e përfshiu kërkesën tonë në rendin e ditës me pretendimin se nuk mbante mendim shumice, nuk mbante emrat dhe firmat e katër anëtarëve të tjerë dhe se nuk ishte diskutuar në mbledhjen e Bordit”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

B.Hoti

KQZ-ja mori vendimin për të ndryshuar QV-në, pavarësisht se ligji parashikon se një gjë e tillë nuk mund të realizohet 40 ditë përpara 23 qershorit

“Këto ndryshime 9 ditë para zgjedhjeve bëhen me kërkesë të PD-së. Ju e bëtë edhe me rastin e Kamzës, por ne iu drejtuam Kolegjit dhe morëm vendime në favor”

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.