Arkiv-Lajme të përditësuara
‘Express’: Berisha, përpjekja e fundit. Shfrytëzon kosovarët për vota
PRISHTINË-Në kampin e së majtës shqiptare ekziston frika se Sali Berisha po bën përpjekjet e fundit për përmbysjen e rezultatit të nesërm zgjedhor, përmes një kontingjenti kosovarësh që kanë marrë shtetësi Shqipëtre.
Burime të gazetës kosovare, ‘Express’ brenda Partisë Socialiste, kanë treguar planin e Berishës për të mbajtur dhunshëm pushtetin e tij.
Berisha takon Grossruck: Qeveria e vendosur për zgjedhje me standarde
Qeveria është e vendosur për të arritur zgjedhje me standard deklaroi sot Kryeministri Berisha në një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck dhe delegacionin që e shoqëronte. Sipas Berishës këto zgjedhje të shënojnë standardet më të larta ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Denoncimi i LSI: Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani dhunuan 5 aktivistët tanë
LSI ka denoncuar pasditen e sotme kërcënimin dhe dhunimin e disa aktivistëve të kësaj force politike nga kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe kandidati për deputet i PD në Tiranë, Asllan Dogjani.
Sipas burimeve nga LSI, 5 aktivistë të saj janë shoqëruar në mënyrë brutale nga policia, e cila sipas tyre po ushtron terror mes banorëve të kësaj zone për të votuar PD duke përdorur presion të vazhdueshëm dhe të hapur.
Tjetër incident, militantët e PD-së në Peshkopi, plumba ndaj shtabit të PS-së
Mbrëmjen e djeshme, përveç dhunës barbare ndaj komisionerit të PS-së në Kukës, ka ndodhur edhe një tjetër incident i rëndë.
Militantë të PD-së në Peshkopi kanë qëlluar me breshëri në drejtim të shtabit elektoral të PS-së. Kjo është konfirmuar nga ana e kreut të PS-së për këtë rreth, Ulsi Manja, që njëkohësisht është edhe kandidat i PS-së për Dibrën.
Lleshi: Komisionerë, zbatoni ligjin
Mesditën e së shtunës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se baza materiale dhe fletët e votimit janë shpërndarë tashmë në të gjithë territorin e vendit, në KZAZ dhe qendra votimi.
Kryetarja e institucionit më të lartë zgjedhor, nga mbledhja e radhës deklaroi se ky process ka shkuar përgjithësisht mirë, por janë vënë re pengesa për shkaqe mos bashkëpunimi dhe komunikimi nga disa komisione të niveleve të dyta.
Zgjedhjet, fluks në dogana. Kthehen emigrantët
Fluks kthimesh ne pikat doganore te vendit, ku shqiptare te jetojne e punojne jashte vendit kane zgejdhur te kthehen per te ushtruar te drejten dhe detyrimin qytetar per te qene pjese e zgjedhjeve te se dieles.
Nga porti i Durresit mesohet se edhe mengjesin e sotem, me tragetet e linjes kane mberritur emigrante te shumte, te vendosur te votojne diten e neserme.
Njesoj ndodh edhe ne Kapshtice e Kakavije, ku autobuse me emigrante i bashkohen radhes se te kthyerve posacerisht per zgjedhjet.
PANORAMA
Krujë, në kërkimi 28-vjeçari, shpërndante lekë në këmbim të votës
Policia e Krujës ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar, të quajtur Islam Sefa (Xaka), i cili shpërndante shuma parash në këmbim të votës për një subjekt politik. Sefa, lindur në banues në Krujë, ka qenë edhe më parë i dënuar për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Klajda Gjosha: LSI do të respektojë votën për kryeministrin
Kandidatja për deputete e LSI fton qytetarët të votojnë, pasi partia e saj ka programin më të saktë që është parë në një fushatë elektorale. Në këtë intervistë për “MAPO”-n, Klajda Gjosha pohon se të jesh politikane femër, mbart me vete edhe probleme të paevitueshme. “Ai që unë e konsideroj me të madh është të qenit pjesë e debateve politike, ku deri diku duket si një ambient mashkullor dhe pjesa më e vështirë ishte ruajtja e personalitetit dhe qetësisë”,- thotë ajo.
Rama dhe Meta: Aleanca jonë do të marrë 77-80 deputetë
Dy krerët e së majtës, së bashku në thirrjen për zgjedhësit
Kukës, dhunohet dhe kërcënohet të mos flasë komisioneri i PS-së
Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Nangë të komunës Bicaj të rrethit të Kukësit, është dhunuar nga 4 bashkëfshatarë të tij me tytë pistolete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dëmtuarit, Petrit Hereni, autorët, militantë të PD-së, e kanë kërcënuar se “nëse do të flasësh, do të vrasim”.
Policia e Kukësit ende nuk ka dalë në një version zyrtar mbi ngjarje, ndërkohë që komisioneri kërkon që të prangosen autorët./A.Xh
TEMA