Arkiv-Lajme të përditësuara

‘Mbyllni zgjedhjet me standarde. Partitë të veprojnë në frymë konstruktuve në të mirë të popullit’

Postuar në 25 Qershor, 2013 15:25

Baronesha Catherine Ashton dhe komisioneri per Zgjerim Stefan Fule, duke pergezuar shqiptaret per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit kane kerkuar mbylljen e procesit sipas standardeve te kerkuara. 

Ne nje deklarate te perbashket, ata kane vleresuar procesin. 
“Ne do të donim të përgëzonim qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare më 23 qershor, qe u zhvilluan ne menyre te rregullt”- thuhet ne deklarate. 

Anulohet dalja e Berishës

Postuar në 25 Qershor, 2013 15:24

Pak minuta më parë zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Laura Vorpsi njoftoi mediat se dalja e pritur e kryeministrit është anuluar. Zëdhënësja Vorpsi ka shpjeguar se kryeministri nuk do të dalë pa mbaruar numërimi i të gjitha kutive të votimit, gjë që mund të ndodh gjatë ditës së nesërme. 

Lajmërimet

Nga moment në moment pritet mbërritja e kryeministri Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Malaj: Tendencë për të deformuar votën

Postuar në 25 Qershor, 2013 15:22

Arben Malaj ,kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se forcat politike kanë rritur presionin dhe vërehet një tendencë për të deformuar votën.  “Faleminderit të gjithë mbështetësve dhe të gjithë zgjedhësve që na kanë votuar! Tani, duhet të ruajmë çdo votë deri në fund. Në procesin e numërimit po vihen re tendenca për të deformar votën e votuesve. Në disa raste, vëzhguesit tanë janë përjashtuar nga qendrat e numërimit, për të cilët jemi detyruar të kërkojmë ndihmën e KQZ-së.

“Presim mandatin e 19-të në Tiranë, anëtarët e dorëhequr nga KQZ mund të rikthehen për certifikimin e rezultatit”

Postuar në 25 Qershor, 2013 15:21

Tanimë kur rezultati zgjedhor do jetë në duart e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që duhet të bëjë certifikimin e tyre me të paktën pesë vota, ekziston mundësia që anëtarët e dorëhequr të rikthehen në detyrë për të mundësuar një gjë të tillë.

Një fakt të tillë e ka pranuar edhe Nënsekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Koli Bele.

Ai tha po ashtu se ata presin edhe mandatin e 19-të në Tiranë.

Rama: Unë, Kryeministri dhe kryeshërbëtori juaj

Postuar në 25 Qershor, 2013 15:20

Në fjalimin e tij si fitues i këtyre zgjedhjeve, kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se ai do të jetë kryeministri i shqiptarëve dhe njëkohësisht edhe kryeshërbëtori i tyre. 

"Detyra është e imja, por pushteti do të jetë i juaji. Unë nuk do ta harroj këtë, por ju lutem edhe ju mos e harroni. Për të mirën e Shqipërisë duhet të rilindim së bashku", tha Rama.

Kreu socialist u shpreh se ky është momenti më krenar i jetës së tij, por përulësia mbizotëron ndaj krenarisë.

KQZ, Lleshi: Numërimi të jetë i pandërprerë

Postuar në 25 Qershor, 2013 09:02

TIRANE- Kryetarja e komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Lefterie LLeshi ka kerkuar nga numeruesit te vijoje procesi pa nderprerje. 

Ne mbledhjen e pare te dites se sotme te KQZ-se, ajo ka shprehur shqetesim per vonesen e pajustifikuar te procesit te numerimit.  

Sipas saj, asgje nuk ka arsye qe ta pengoje kete proces, pasi jane planifikuar turnet e nderrimit ne grupet e numeruesve.

“Po degjeneron justifikimi i pushimeve, nuk ka me pushime. Kodi parashikon numërim te pandërprerë, prandaj janë dy grupe numërimi. Procesi te vijoje pa nderprerje”- ka thene ajo.

 

Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Postuar në 25 Qershor, 2013 09:01

49-vjeçari Edi Rama, një ish-basketbollist në ekipin kombëtar të para viteve '90, i diplomuar në artet pamore dhe i spikatur si publicist, e nisi karrierën politike në vitin 1998. Ndërpreu emigrimin në Francë për t'u bërë ministër i kulturës në qeverinë e majtë të ish kryeministrit Fatos Nano. Për tre mandate rresht, nga 2000 deri 2011 ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, një post që jo vetëm i forcoi pozitat në hierarkinë e socialistëve, por pa shumë përpjekje në kohët më të turbullta të partisë së tij ai arriti karrigen e kryetarit pas zgjedhjeve të vitit 2005.

Rama: Populli mori vendimin për të mbyllur një epokë dhe për të hpur një tjetër si në 1992

Postuar në 25 Qershor, 2013 09:00

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar kryeministrit Sali Berisha që të pranojë humbjen. Në një  konferencë për mediat selia e PS-se, Rama doli  së bashku me sekretarin e Internacionales Socialiste, Luis Ajala.  “Kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë.

Zgjedhjet, Basha takime në zyrën e Berishës dhe Nishanit

Postuar në 25 Qershor, 2013 08:59

Pasi është takuar me presidentin Bujar Nishani, kryeministri Berisha ka pritur në zyrën e vet Lulzim Bashën, që shihet edhe si zëvendësuesi i mundshëm i tij në PD.

Basha më pas, nga zyra e Berishës është nisur drejt asaj të presidentit Nishani, ku ka qëndruar për disa minuta.

Pas këtyre takimeve, sipas burimeve, pritet që Berisha të dalë në një konferencë shtypi dhe të pranojë humbjen e PD-së.

Përveç kësaj, ai pritet që të paraqesë edhe dorëheqjen tek presidenti Nishani.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë të konfirmuar./b.l

 

 

TEMA

Rezultati mbërthehet në 84 me 56

Postuar në 25 Qershor, 2013 08:58

Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit, përveç Tiranë, ku ritmet jane shume te ngadalta dhe me nderprerje te shpeshta. 

Ne disa qarqe ato jane mbyllur si në Dibër, në Korçë, me rezultate që tashmë janë bërë publike, në favor të koalicionit të majtë. 

Rezultatet e deritanishme vazhdojne te jene mberthyer ne shifrat 84 me 56 mandate ne favor te koalicionit te kryesuar nga Partia Socialiste. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara