Anulohet dalja e Berishës

Pak minuta më parë zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Laura Vorpsi njoftoi mediat se dalja e pritur e kryeministrit është anuluar. Zëdhënësja Vorpsi ka shpjeguar se kryeministri nuk do të dalë pa mbaruar numërimi i të gjitha kutive të votimit, gjë që mund të ndodh gjatë ditës së nesërme.
Lajmërimet
Nga moment në moment pritet mbërritja e kryeministri Berisha në selinë e Partisë Demokratike.
Në sallë janë mbledhur disa gazetarë, dhe përfaqësues të Gardës janë vendosur brenda sallës së konferencave. Dalja e lideri të PD-së pritet që në orën 20:00. Kjo do të jetë dalja e parë që prej ditës kur u zhvilluan zgjedhjet, 23 qershor.
"Berisha sot pranon rezultatin e 23 qershorit, pra humbjen tonë”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së PD-së në kushte konfidencialiteti.
Sipas tij, arsyeja e vetme pse Berisha nuk ka dalë ende për ta pranuar humbjen lidhet me atë se “ekziston frika që komisionerët e PD-së t’i braktisin qendrat e votimit, çka do të rriste fitoren e PS-së”.
Doda: Kjo është dita më e vështirë
Kjo është paralajmëruar edhe nga deputetja e PD-së, Mesila Doda, e cila shkruan se kjo është dita më e vështirë për militantët e PD-së.
"Totus tuus!!!
Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD-së pas vitit 97'. Të dashur militantë, simpatizantë të PD-së....ditët e ardhshme do kemi mundësitë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t'ju them është që do jem me ju në çdo dite të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi te cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit '90. Ne jemi dhe do jemi forca qe sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjellën e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!!
Totus tuus!!!", shkruan Doda në Facebook.
SHEKULLI

Add new comment