Arkiv-Lajme të përditësuara

FRD njeh rezultatin dhe uron fituesit. Topi: Përshëndes dorëheqjen e Berishës, por s’mjafton

Postuar në 28 Qershor, 2013 08:09

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, doli me një deklaratë për shtyp në mbyllje të procesit zgjedhor.

Topi tha se ata pranojnë rezultatin dhe uroi fituesit.

“Dal sot në emër të FRD për të bërë një deklaratë në lidhje me procesin zgjedhor.

Të nderuar qytetarë, të dashur anëtarë dhe mbështetës të FRD.

Sot mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor i 23 qershorit. Qytetarët morën vendim të qartë për rotacion politik dhe krijimin e një aleance të re qeverisëse.

Në emër të FRD, shpreh publikisht njohjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve,” tha Topi.

"Kreu i PD", Berisha: Zgjedhja, përmes parimit një anëtar, një votë

Postuar në 28 Qershor, 2013 08:05

I sapodorëhequr nga funksionet e tij në Partinë Demokratike, Sali Berisha shpalli të hapur garën për kreun e ri të PD-së, ndërsa theksoi se përzgjedhja e lidershipit të ri do të bëhet përmes parimit një anëtar, një votë. 

Berisha ftoi që brenda një jave të paraqiten kandidatët ose kandidatet për këtë post dhe më pas do të nisin procedurat për zgjedhjen përmes anëtarësisë.

Po ashtu, lidershipi i ri do të ketë për detyrë të zgjedhë kryesinë e re, ndaj sipas Berishës, nuk ishte e nevojshme që kryesia aktuale të jepte dorëheqjen.

Zgjedhjet, Engel: Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë. I dhanë mesazh BE se janë gati për status

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:50

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim” dhe i “ka dhene mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit”. 

Ai i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punoj me qeverinë e ardhshme.

Zgjedhjet, Engel: Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë. I dhanë mesazh BE se janë gati për status

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:50

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim” dhe i “ka dhene mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit”. 

Ai i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punoj me qeverinë e ardhshme.

Kamzë, shpërthim në kopshtin e fëmijëve, ka të lënduar

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:48

Një shpërthim ka tronditur sot një kopsht fëmijësh në qendër të Kamzës, duke shkaktuar edhe tre të lënduar, kuzhinierja, roja dhe një edukatore. 

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e kopshtit nr. 59 në Kodër-Kamzë, teksa po gatuhej mëngjesi. Sipas informacioneve të para, ka qenë një bombol gazi ajo që ka sjellë edhe shpërthimin.

Policia njofton se ka evakuuar të gjithë fëmijët dhe personelin nga kopshti. Ndërkohë që të plagosurive u është dhënë ndihma e parë mjekësore. 

Topi: 23 qershori, sfidë e rëndësishme për FRD

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:45

TIRANË Në fund të procesit të numërimit, kryetari i FRD-së, Bamir Topi i cilësoi zgjedhjet e 23 qershorit si një sfidë e rëndësishme për forcën politike që ai drejton.  “Në përfundim të këtij aksioni politik, i pari i këtij lloji për partinë tonë të re, dëshiroj që me gjithë zemër të falënderoj çdo anëtar të Frymës së Re Demokratike që ndihmoi në këtë betejë elektorale. Një falënderim të veçantë për ata mijëra votues në Shqipëri, që me vullnetin e tyre të lirë e kthyen FRD-në në një forcë të rëndësishme, një parti të së ardhmes për vendin.

Rama: Do monitorojmë dhe hetojmë çdo veprim dhe tender të qeverisë këto dy muaj

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:43

I ftuar në emisionin “Top Story”, kryesocialisti Edi Rama ka thënë se fitoren e 23 qershorit nuk e sheh si një triumf personal, por si një përgjegjësi të madhe për të ndryshuar një model qeverisje.

Nuk e përjetoj fitoren e zgjedhjeve si një triumf personal dhe jam shumë i sinqertë në këtë pikë.

Vota e popullit ka qenë e barabartë me një revolucion të heshtur. Për mua nuk është një votë për të ndryshuar një qeveri me një qeveri tjetër, por një votë për një ndryshim rrënjësor.

PRITET VENDIMI PËR MSA'NË

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:42

Në Bruksel vazhdon edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian, ku pritet të formalizohet nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu edhe Kosovës pritet t’i konfirmohet hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.

Dajti: Duçkollarin e vrau kolegu i tij

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:41

Dritan Dajti vendos të flasë për ngjarjen e 7 gushtit 2009, duke akuzuar oficerin e policisë Flamur Gashi, si autor i vrasjes së kolegut të tij të Njësisë Speciale Saimir Duçkollari. 

"Saimir Duçkollari është vrarë nga kolegu i tij Flamur Gashi, i cili e ka qëlluar nga prapa me armë. Këtë fakt e konfirmon edhe ekspertiza mjeko-ligjore e të ndjerit", tha Dajti, duke hapur kështu atë që më parë e ka quajtur 'Kutia e Pandorës'.

Rama me ambasadorin azer: Mbështetje të plotë TAP-it

Postuar në 27 Qershor, 2013 16:13

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili që nga shtatori pritet të jetë kryeministri i vendit, duket se e ka nisur tashmë punën. 

Rama ka dëshmuar mbështetje të plotë për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP gjatë një takimi me ambasadorin e Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev. 

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Rama ka njoftuar për takimin duke shkruar, “Mbështetje të plotë TAP-it. Me ambasadorin e Azerbajxhanit për vazhdimin e projektit të madh”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara