Dajti: Duçkollarin e vrau kolegu i tij

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:41

Dritan Dajti vendos të flasë për ngjarjen e 7 gushtit 2009, duke akuzuar oficerin e policisë Flamur Gashi, si autor i vrasjes së kolegut të tij të Njësisë Speciale Saimir Duçkollari. 

"Saimir Duçkollari është vrarë nga kolegu i tij Flamur Gashi, i cili e ka qëlluar nga prapa me armë. Këtë fakt e konfirmon edhe ekspertiza mjeko-ligjore e të ndjerit", tha Dajti, duke hapur kështu atë që më parë e ka quajtur 'Kutia e Pandorës'.

Në reagimin e saj në seancë Prokuroria tha se deklarimet janë të pambështetura në prova dhe se në trupin e të ndjerit Duçkollari u gjet plumbi i pistoletës së Dritan Dajtit.

Seancën e shkuar Dajti paralajmëroi se do të fliste për vrasjen e Duçkollarit, madje ftoi edhe familjarët e tij të ishin në sallën e gjyqit për të marrë vesh, atë që sipas tij, është e vërteta.

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.