Arkiv-Lajme të përditësuara
Rikthehet shpresa në familjen e Remzi Hoxhës
Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, i zhdukur 18 vjet më parë në Shqipëri, thotë se pas ndërrimit të pushtetit, në familjen e tij është rikthyer shpresa se vrasja e babait të tij do të zbardhet. Në një deklaratë për mediat, djali i Remzi Hoxhës, i rrëmbyer dhe torturuar nga SHIK-u në vitin 1995, thotë se pas 18 vitesh pritjeje, tashmë është koha që institucionet e reja në Shqipëri do të bëjnë të mundur së paku gjeten e eshtrave të babait të tij.
Gara për kreun e PD-së, Biberaj shpall kandidaturën: Platformë, në frymën e idealeve të Dhjetorit ‘90
Aleksandër Biberaj ka vendosur të shpallë kandidaturën për kreun e PD-së, post i lënë vakant pas dorëheqjes së Sali Berishës. Biberaj, një nga themeluesit e PD-së dhe së fundmi pjesë e Partisë Fryma e Re Demokratike, ka deklaruar se kandidimi i tij synon ringjalljen e vlerave të së djathtës shqiptare.
Basha shfaqet një inaugurim dhe bën sikur nuk flet për politikë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i përfolur si kandidati më i mundshëm për të pasuar Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike, u shfaq të hënën në mëngjes për të inauguruar rrugën “Xhemal Tafaj” në njësinë nr.8, aty ku pësoi një nga humbjet më të rënda.
Por pavarësisht pranisë së madhe të mediave në këtë inaugurim, Basha tha se ata do të vazhdojnë të punojnë për një Tiranë të zhvilluar e moderne.
Megjithatë, Basha shmangu përgjigjet për pyetjet politike.
Financat në krizë
Kriza e rënduar e financave publike e ka detyruar Ministrinë e Financave të përgatisë me shpejtësi një vendim për të frenuar shpenzimet e buxhetit.
Drafti i bërë gati nga ekspertët ndalon çdo prokurim të ri publik për investime dhe ngrin shpenzimet për dieta e udhëtime të administratës.
Kufizimi i shpenzimeve në mes të vitit buxhetor është shndërruar në një traditë për financat publike, që pas vitit 2009. Por këtë herë situata është më e rëndauar.
Bulevardi i ri i Tiranës, Basha: 7 kompanitë në garë të sjellin brenda 30 ditëve ofertën financiare
TIRANE- Kreu i Bashkise se Tiranes ka bere me dije se 7 kompani vazhdojne garen per ndertimin e Bulevardit te Ri te Tiranes. Ne faqen e tij zyrtare ne Facebook, Basha kujton se me 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e parakualifikimit të ofertave, për ndërtimin e bulevardit të ri.
22-vjetori i themelimit të PS-së, Rama fton Berishën dhe Nanon
TIRANË-Ashtu siç është shprehur më parë, kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, do të priste fitoren e 23 qershorit që të festohej e plotë festa e themelimit të PS-së. Sonte në hotel ‘Sheraton’, Partia Socialiste do të festojë 22-vjetorin e themelimit të partisë. Të ftuar në festën madhështore, siç shprehen organizatorët, do të jenë figura të vjetra politike të partisë, si Fatos Nano, dhe kundërshtarë, si kryeministri në detyrë, Sali Berisha.
Kukan: Tranzicioni i qetë i pushtetit do forcojë demokracinë
TIRANË Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, që ishte në krye të vëzhguesve të Parlamentit Europian për zgjedhjet e 23 qershorit, deklaroi dje se tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë demokracinë në vend. “Besoj fuqimisht që tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë proceset demokratike në vend, diçka thelbësore për procesin e integrimit të vendit. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përgëzuar zotin Edi Rama për fitoren e tij.
KLSH: Dosja me shkelje e Ylli Pangos
Funksionet
Agjencia e shkencëtarëve
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është një institucion publik, me statusin e personit juridik nën varësinë e Këshillit të Ministrave. AKTI është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka nisur punën në mars 2010.
Edhe shqiptarët heqin dorë nga Greqia
Nga Margarita Papantoniou
Greek Reporter
Ndërkohë që Greqia po përjeton një eksod të profesionistëve dhe të rinjve, që po i arratisen krizës ekonomike që ka fikur shpresat për të ardhmen, perspektiva është aq e zymtë sa edhe emigrantët shqiptarët, të cilët tentonin të hynin në vend me çdo mënyrë të mundshme, po largohen.
Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), 18 deri në 22 përqind e emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në Greqi, janë kthyer në Shqipëri, rreth 180 mijë në total.
VAN ROMPUY SOT VIZITON KOSOVËN
Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy sot në mesditë do të arrijë në Prishtinë në një vizitë zyrtare ku do të pritet nga drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
Ai do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, kryeministrit Thaçi dhe kryeparlamentarin Krasniqi.
Vizita e Van Rompuy është e para pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës.