Basha shfaqet një inaugurim dhe bën sikur nuk flet për politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i përfolur si kandidati më i mundshëm për të pasuar Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike, u shfaq të hënën në mëngjes për të inauguruar rrugën “Xhemal Tafaj” në njësinë nr.8, aty ku pësoi një nga humbjet më të rënda.
Por pavarësisht pranisë së madhe të mediave në këtë inaugurim, Basha tha se ata do të vazhdojnë të punojnë për një Tiranë të zhvilluar e moderne.
Megjithatë, Basha shmangu përgjigjet për pyetjet politike.
I pyetur për kandidimin si kreu i PD-së, ai tha: “Këtu jemi për punët e Bashkisë. Pyetjet politike i bëni në vende të tjera,” tha Basha, i vetmi që po bën sikur po punon nga mazhoranca, pavarësisht humbjes së thellë./ep
TEMA
Add new comment