Arkiv-Lajme të përditësuara

“U larguan mbetjet komuniste”

Postuar në 01 Korrik, 2013 05:37

Në një letër dërguar shqiptarëve përmes Top Channel, ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, John Withers thotë se vota e 23 qershorit ishte një akt historik. 

Withers thekson se zgjedhjet parlamentare rigraduan busullën e historisë kombëtare, mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos, ndaj nuk duhet të ketë kthim prapa.

Ish-Ambasadori Amerikan thekson në letrën e tij se nuk është i surprizuar me votimin e një jave më parë, pasi sipas tij shqiptarët shënuan një tjetër përpjekje për liri.

Abuzimet, KLSH kallëzon në Prokurori 20 punonjës

Postuar në 29 Qershor, 2013 09:15

TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi sot rezultatet e auditimit në Bashkitë Kavajë, Kuçovë, dhe në komunat Gjinar, Qarku Elbasan dhe Levan, Qarku Fier. Në bazë të shkeljeve të gjetura, KLSH njofton se ka depozituar në Prokurori 4 kallëzime penale për 20 përsona punonjës dhe ish punonjës të këtyre bashkive dhe komunave.

David Miliband uron Ramën për fitoren

Postuar në 29 Qershor, 2013 09:14

David Miliband, deputet i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe ka uruar kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

“Urime për Edi Ramën, Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë. Më bëhet qejfi të shoh që politikat e rrugës së tretë fitojnë zgjedhjet”, shkruan David Miliband në profilin e tij në “Twitter”. David është vëllai i kreut të Partisë Laburiste në Britani, Ed Miliband.

Qeveria do të ndryshojë strukturën. LSI pritet të marrë 4 portofola

Postuar në 29 Qershor, 2013 09:13

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

PS - Socialistët pritet të mandatojnë si ministra Shkëlqim Canin, Mimi Kodhelin, Milena Hariton, Sajmir Tahirin dhe disa të tjerë 

LSI - Disa nga emrat më të përfolur për ministra nga radhët e LSI-së janë Lefter Koka, Nasip Naço dhe Shezai Rrokaj.

Rama nis ‘punën’ si kryeministër

Postuar në 29 Qershor, 2013 09:12

Kryesocialisti Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të ri, edhe pse në fakt nuk e ka marrë ende detyrën zyrtarisht, është nisur për një vizitë në Kroaci, për të marrë pjesë në ceremoninë e hyrjes së këtij vendi në BE.

Rama do të jetë përkrah kryeministrave dhe krerëve të shtetit të vendeve të ndryshme europiane.

“Sot në Zagreb për ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në BE me krerët e shteteve e qeverive”, shkruan Rama në adresën e vet në Facebook.

Zyrtarisht ai duhet të presë shtatorin për të nisur punën e tij si kryeministër.

 

TEMA

Diplomatët: Më në fund zgjedhje të lira

Postuar në 29 Qershor, 2013 09:11

Carola Müller-Holtkemper ambasadore e Gjermanisë në Tiranë shprehet shumë e kënaqur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, kur deklaroi se më në fund shqiptarë ia dolën të mbajnë zgjedhje të pakontestuara. 

Tirana prangos atentatorët e të “fortit” të Kukësit

Postuar në 29 Qershor, 2013 02:26

Tirana prangos atentatorët e të  “fortit” të  Kukësit   Ardian Trota qëllohet nga dy persona në lokalin e tij në Kukës. Policia e Tiranës arreston dy atentatorët. Sajuan atentatin. Policia: Autorët, me precedentë penalë nikoleta kovaçi Një atentat i ndodhur orëve të vona të së enjtes ka rezultuar, jo vetëm me pesë persona të plagosur, por është zhvendosur në dy qytete, Kukës dhe Tiranë. Ngjarja është zbuluar vetëm në ambientet Spitalit Ushtarak, kur palët janë paraqitur për mjekim.

Tony Blair: Qeverinë do ta këshilloj falas

Postuar në 29 Qershor, 2013 02:25

Londër

Ish-kryeministri britanik hedh poshtë dyshimet e përhapura

Majko: Deri tani Berisha e dinte kë kishte kundër, nga sot do kuptojë kë ka mik

Postuar në 29 Qershor, 2013 02:23

Deputeti socialist, Pandeli Majko, duke komentuar largimin e Berishës nga kreu i PD-së, shprehet se tashmë ai do të kuptojë se kush i ka qëndruar pranë vetëm për të përfituar prej pushtetit të tij.

“Berisha po largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike duke kërkuar të jetë i pranishëm për momentin në politikë me mungesën e tij. Deri tani ka ditur se kë kishte kundër. Nga sot,doktori do kuptojë kush i ka mbetur si mik”, shprehet Majko.

Ndërsa duke folur për humbjen e thellë të demokratëve në zgjedhje, ai thotë se do duhet pak kohë që ata të kuptojnë përmasat reale të saj.

KURRQYSH E ZBATUESHME

Postuar në 29 Qershor, 2013 02:23

Nëse Marrëveshja e arritur në prillin e vitit 2011 mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit do të zbatohej në tërësi, atëherë deri në fund të këtij muaji liderët e partive do të caktonin datën e zgjedhjeve parlamentare.

Përveç dështimit për të mbajtur zgjedhje të parakohshme nacionale, marrëveshja nuk është zbatuar as sa i përket reformave zgjedhore dhe atyre kushtetuese.

Gjithçka po vazhdon të mbetet në pikën zero.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara