Tony Blair: Qeverinë do ta këshilloj falas

Londër
Ish-kryeministri britanik hedh poshtë dyshimet e përhapura
Ndërkohë që ka pasur shumë spekulime për kontratën që ish- kryeministri britanik, Tony Blair, do të lidhë me qeverinë e re shqiptare, ka reaguar edhe zëdhënësi i Bler duke thënë se ai do e këshillojë qeverinë e re shqiptare falas. Mediat kanë spekuluar se Blair do të fitojë miliona nga kontrata e re me qeverinë shqiptare, madje e kanë krahasuar me kontratën e lobimit që qeveria në largim ka pasur me Toni Podestën. Duke folur për BIRN, Ciaran Ward, zëdhënës i Blair, tha se nëse do të bëhet ndonjë punë për qeverinë e re, ajo do jetë falas. Ai nënvizoi se deri më tani nuk është nënshkruar asnjë kontratë. “Tony Blair i ka dërguar urimet më të ngrohta Edi Ramës për fitoren. Siç kemi thënë edhe më parë, ne jemi të lumtur që do të punojmë me qeverinë e re”, shtoi Ward. Gjatë kësaj fushate elektorale, socialistët kanë pasur ndihmën e Alistair Campbell, ish- këshilltar i Blair. Këshilltari i Ramës, Endri Fuga, tha po ashtu se edhe Campbell i ka ndihmuar falas, pasi ai beson tek e majta.
“Duket si një fitore dërrmuese e Edi Ramës në Shqipëri. Më pëlqejnë fitoret dërrmuese. Ka qenë gjë e mirë që punova me ju djem”, shkruante Campbell pak ditë më parë në Twitter.
SHQIP
Add new comment