Rama nis ‘punën’ si kryeministër

Postuar në 29 Qershor, 2013 09:12

Kryesocialisti Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të ri, edhe pse në fakt nuk e ka marrë ende detyrën zyrtarisht, është nisur për një vizitë në Kroaci, për të marrë pjesë në ceremoninë e hyrjes së këtij vendi në BE.

Rama do të jetë përkrah kryeministrave dhe krerëve të shtetit të vendeve të ndryshme europiane.

“Sot në Zagreb për ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në BE me krerët e shteteve e qeverive”, shkruan Rama në adresën e vet në Facebook.

Zyrtarisht ai duhet të presë shtatorin për të nisur punën e tij si kryeministër.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.