Arkiv-Lajme të përditësuara
KQZ “zgjidh” Kukësin, rezultati 3 me 1 për të djathtën
Mandati i katërt në qarkun e Kukësit u zgjidh nga KQZ-ja. Ky Komision vendosi në të dhënat e fundit tabelën e rezultateve ku figuron që e djathta ka marrë 3 mandate dhe e majta 1. Nga vetë KQZ gjatë mbrëmjes së shkuar është njoftuar se ka pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve. Nga të dhënat e hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në procesverbal nuk reflektua tabela 28, por është hedhur dy herë tabela 29. Të tria palët, PD, PS dhe LSI, e pranojnë që ka një gabim në procesverbal, duke mos reflektuar në projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin.
Ilir Rusmali: Duhet të nxjerrim mësim nga mençuria e zgjedhësve. Votat e PD-së s’i kanë shkuar vetëm LSI-së
Ish- deputeti demokrat, Ilir Rusmali, në një analizë të gjatë të botuar tek Panorama, ndalet gjatë tek ajo që e quan inteligjenca e turmës.
“Nëse ne turremi për të thënë se populli “u shit”, “na mashtroi” apo “u budallalleps”, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse refuzojmë të lexojmë mesazhin, thellojmë krizën tonë me realitetin politik të gjërave, detyrojmë kolektivitetin të ashpërsojë qëndrimin ndaj nesh, vonojmë ringritjen,” thotë Rusmali.
PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE
Policia e Kosovës është përleshur me protestuesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës, derisa ka tentuar t’i lirojë ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës dhe ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Jacobson, megjithatë pas intervenimit, këta të fundit kanë arritur të hynë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Kurse, në hyrjet tjera të Qeverisë dhe Presidencës dhe Kuvendit, policia ka mbyllur dyert me zinxhirë.
SHBA: Sa më parë çertifikimi i rezultatit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nëpërmjet një deklarate për median mbrëmjen e së mërkurës ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013, për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë.
“Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të çertifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar”, theksohet ne deklratë.
Fule përgëzon të majtët për fitoren dhe vlerëson 8 vitet e Berishës: Koha që shqiptarët të shohin drejt BE
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Füle ka përgëzuar koalicionin fitues në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke shprehu besim se qeveria e ardhshme do të vazhdojë të ndjekë axhendën e reformave të vendit në një mënyrë gjithëpërfshirëse, për t’i dhënë procesit të integrimit evropian vrullin e nevojshëm.
“Sekretet” e Berishës, një ditë pas humbjes
Dje në mesditë, pasi dola nga zyra e kryeministrit Berisha i thashë kolegut tim Ylli Asllani se, do nxitoja të botoja në Facebook, në shenjë mirënjohje ndaj Kryeministrit Berisha, për përkushtimin në punët e tij të bukura për Shqipërinë, ku unë isha dëshmitar dhe e ndihmova sa munda, një foto të përbashkët. Kështu e nis, Ilir Kadija, këshilltari i Berishës, rrëfimin për ditën e parë të Doktorit pas humbjes së zgjedhjeve.
Berisha në FB: Projekti i gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne
Kryeministri Sali Berisha, ka thyer heshtjen pas një mungese disa ditore. Ai është rikthyer në profilin e tij nee Facebook pasditen e sotme, për të uruar perzgjedhjen e projektit tee gazsjelleesit TAP. “Tee dashur miq, projekti i gazesjelleesit TAP u peerzgjodh. Fitoi Shqipeeria, projekti i shekullit peer ne!!! sb”- shkruan ai.
MAPO
FOTO LAJM/ Duke ikur, Berisha i lëndon kosovarët!
Pas disa ditëve heshtje, kryeministri Sali Berisha është kthyer në faqen e tij në Facebook, duke përshëndetur lajmin se TAP është përzgjedhur si gazsjellësi fitues nga konsorciumi i Shah Denizit në Azerbajxhan.
Por harta që ka postuar Berisha për rrugën ku do kalojë TAP, nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por si pjesë të Serbisë.
Një gjë e tillë ka lënduar kosovarët, që kanë postuar mesazhe në faqen e Berishës në FB, por edhe e kanë raportuar këtë lajm në disa media.
TEMA
Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD
"Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike".
Ky ishte thelbi i fjalimit të shumëpritur këto orët e fundit nga Kryeministri Sali Berisha, i cili pritej të dilte në publik pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e të dielës.
Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama
Tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi shpresojnë se, qeveria e ardhshme shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e kësaj ane, për lirinë e tyre.
“Shoqatat dhe intelektualët të cilën merren aktivisht me zgjidhjeve problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se, konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve Demokratike në Tiranë ndihmon çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore”, raporton agjencia e lajmeve INA.
