Fule përgëzon të majtët për fitoren dhe vlerëson 8 vitet e Berishës: Koha që shqiptarët të shohin drejt BE

Postuar në 26 Qershor, 2013 16:16

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Füle ka përgëzuar koalicionin fitues në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke shprehu besim se qeveria e ardhshme do të vazhdojë të ndjekë axhendën e reformave të vendit në një mënyrë gjithëpërfshirëse, për t’i dhënë procesit të integrimit evropian vrullin e nevojshëm.

 “Tetë vitet e kaluara kanë qenë një periudhë e reformave të rëndësishme dhe të rritjes ekonomike. Shqipëria ka arritur progres të qëndrueshëm në rrugën e integrimit evropian. Liberalizimi i vizave, si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për statusin e kandidatit janë dëshmi për këtë.”- thuhet në deklaratën e Fules.

Fule thekson më tej se, tani më shumë se kurrë bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për të siguruar një tranzicion të qetë të pushteti. Njoftimi i kryeministrit Berisha, per pranimin e rezulatit, per komisionerin Fule, është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.

“Ka shumë sfida përpara, të cilat do të kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Kjo është pra koha që shqiptarët të shikojnë me besim, të bashkuar, drejt të ardhmes së tyre evropiane”, përfundon Fule.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.