KQZ “zgjidh” Kukësin, rezultati 3 me 1 për të djathtën

Mandati i katërt në qarkun e Kukësit u zgjidh nga KQZ-ja. Ky Komision vendosi në të dhënat e fundit tabelën e rezultateve ku figuron që e djathta ka marrë 3 mandate dhe e majta 1. Nga vetë KQZ gjatë mbrëmjes së shkuar është njoftuar se ka pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve. Nga të dhënat e hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në procesverbal nuk reflektua tabela 28, por është hedhur dy herë tabela 29. Të tria palët, PD, PS dhe LSI, e pranojnë që ka një gabim në procesverbal, duke mos reflektuar në projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin. Fillimisht Lëvizja Socialiste për Integrim ngriti pretendimin se kishte arritur të siguronte një mandate në qarkun e Kukësit, por ky pretendim u kundërshtua nga kreu i PD-së Kukës. Palët iu referuan fillimisht rezultateve në terren dhe atyre të pasqyruara nga KQZ, ku e majta dhe e djathta ndaheshin në barazim dy me dy. Por pas verifikimeve të procesverbaleve të numërimit dhe të dhënave të KQZ-së, rezultoi se ishte bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe mandati i tretë i kaloi Partisë Demokratike. Qarku i Kukësit, ishte i vetmi qark në vend ku koalicioni i djathtë arriti të sigurojë shumicën e mandateve. Përveç Kukësit dhe Dibrës që u nda në barazim tre me tre, në 10 qarqet e tjera koalicioni i majtë ka qenë dukshëm në epërsi duke siguruar plot 84 mandate në gjithë vendin.
MAPO
Add new comment