Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama

Postuar në 26 Qershor, 2013 08:27

Tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi shpresojnë se, qeveria e ardhshme shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e kësaj ane, për lirinë e tyre.

“Shoqatat dhe intelektualët të cilën merren aktivisht me zgjidhjeve problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se, konsolidimi  sa më i shpejt i Institucioneve Demokratike në Tiranë ndihmon  çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore”, raporton agjencia e lajmeve INA. 

“Rezultatet e numërimit të deritashme të votave tregojnë se, Edi Rama  do të jetë kryeministri i ardhshëm i  Shqipërisë, prandaj duke qenë njeriu i parë i Shqipërisë dhe duke pasur  parasysh angazhimin  dhe interesimin të  vazhdueshëm të tij e të partisë socialiste në ngritjen e problemit  e të kërkesave për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur  të shqiptareve të Kosovës Lindore, besojmë se edhe në të ardhmen  do të vazhdoje të angazhohet më me ngulm  dhe do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e Kosovës Lindore, për lirinë e tyre, njëherit do të kërkojë edhe nga ndërkombëtarët që edhe në këtë pjesë të zbatohen konventat ndërkombëtare për realizimin e vullnetit të popullit shqiptar për të qenë i  lirë  dhe i barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit  dhe të botës,” thuhet në deklaratën e shoqatës “Vatra”

Sipas saj, “Vatra” dhe gjithë shqiptarët e ndjekur nga Presheva, Bujanoci  e Medvegja urojnë që ky proces zgjedhor të përmbyllet me sukses dhe pa  incidente të reja. 
“Urojmë që sa më shpejtë të konsolidohen Institucionet Qeverisëse Shqiptare në Tiranë, sepse, jo vetëm që i tregoni botës  dhe pushteteve të shteteve fqinje se populli shqiptar di e ka vullnet të ece përpara, është popull demokratik e perëndimor, por  duke qenë të tillë na ndihmon edhe ne shqiptarëve kudo që jemi jashtë Shqipërisë Londineze, e posaçërisht shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”- mbyllet deklarata.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.