Arkiv-Lajme të përditësuara
Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama
Tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi shpresojnë se, qeveria e ardhshme shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e kësaj ane, për lirinë e tyre.
“Shoqatat dhe intelektualët të cilën merren aktivisht me zgjidhjeve problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se, konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve Demokratike në Tiranë ndihmon çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore”, raporton agjencia e lajmeve INA.
PD-ja e ka vështirë të besoj humbjen, Bregu përmend vetëm meritat e Berishës
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka thyer heshtjen e humbjes së zgjedhjeve, duke thënë që ndjehej krenare që bënte pjesë në një skuadër të udhëhequr nga Sali Berisha. Këto deklarata ajo i ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ashtu si Topalli e Imami ka zgjedhur të vërë në pah arritjet e qeverisë Berisha, por pa pranuar humbjen e zgjedhjeve.
Frikë nga tensionet, Laçi mund të numërohet në Tiranë
Ndërsa ka më pak se 40 kuti të panumëruara në qarkun e Lezhës, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në Laç, duket se është marrë vendimi që ato të transferohen në Tiranë. Nuk është e qartë nëse këto kuti do t’i jepnin Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj mundësinë për të përmbysur avantazhin prej më shumë se 4 mijë votash që ka e majta në qarkun e Lezhës, kur diferenca e krijuar në 33 për qind të kutive të numëruara është pak më shumë se 500 vota.
Rishfaqet Topalli, falënderon përkrahësit e PD: Mirënjohje që mbrojtët alternativën dhe votën tonë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që udhëhoqi listën e kandidatëve në qarkun e Shkodrës, duke i sjellë të djathtës një humbje historike, është bërë e gjallë.
Në një postim të shkurtër në FB, ajo falënderon votuesit.
“Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatizant e votues të Partisë Demokratike! Falenderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina,” thuhet në postimin e Topallit./ep
TEMA
Berisha rikthehet në zyrën e kryeministrit
Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik që pas datës 23 qershor.
Berisha, tashmë kryeministër në detyrë, është fotografuar në momentin e lënies së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”.
Zgjedhjet, sot pritet deklarata e Berishës
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, janë takuar dje me Presidentin Bujar Nishani. Fillimisht ka qenë kreu i qeverisë i cili është parë rreth orës 11:00 t’i drejtohet selisë së Presidencës, ku është pritur nga kreu i shtetit për rreth 30 minuta. Në përfundim të këtij takimi asnjëri prej këtyre institucioneve nuk bëri të ditur se cili ishte qëllimi i bisedës mes Berishës dhe Nishanit.
PDIU në pritje të ftesës nga Edi Rama
Koalicioni i majtë pritet të zgjerohet para hapjes s parlamentit të ri. Negociatat kanë filluar tashmë me parti të djathta apo deputetë të veçantë të këtij koalicioni. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka lëshuar dje një sinjal dhe është tashmë në pritje të ofertës nga Partia Socialiste për të marrë një vendim nga strukturat drejtuese të saj për të kaluar në koalicionin qeverisës.
Qosja: Shqipëria u çlirua nga një makth. Rama duhet të ndërtojë një shtet të së drejtës
Në ditëlindjen e 77-të të tij, akademiku Rexhep Qosja ka folur për zgjedhjet në Shqipëri dhe si e sheh Edi Ramën kryeministër.
NGA BURGU, SAMI LUSHTAKU URON EDI RAMËN PËR FITOREN
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një letre që familjarët e tij e kanë sjell në Gazetën Express, ka uruar Kryetarin e PS’së, Edi Ramën për fitoren bindëse që korri më 23 qershor.
Në vazhdim sjellim të plot letrën e z. Lushtakut, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, nën dyshime për krime lufte.
I dashur mik,
Me lejoni fillimisht që t'ju uroj nga zemra ju dhe Partisë Socialiste fitorën bindëse në zgjedhjet e 23 qershorit.
Rezultati ndryshon në 85 me 55
Në Tiranë, e majta ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 19-të, siç pritej, një mandat i cili kalon në favor të PS-së me 16 në total, duke e rritur avantazhin në rang kombëtar në 85 me 55 kundrejt së djathtës.
Ky ndryshim u diskutua edhe gjatë transmetimit të emisionit "Shqipëria Vendos" me Sokol Ballën, ku sipas projeksionit ky mandat do të mbrohet në fund me mbi 2000 vota në favor të së majtës. Kujtojmë se ky mandat i hiqet Dogjanit, ish-deputetit socialist, i cili kandidon nën siglën e PD-së në këto zgjedhje.