NGA BURGU, SAMI LUSHTAKU URON EDI RAMËN PËR FITOREN

Postuar në 26 Qershor, 2013 03:25

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një letre që familjarët e tij e kanë sjell në Gazetën Express, ka uruar Kryetarin e PS’së, Edi Ramën për fitoren bindëse që korri më 23 qershor.

Në vazhdim sjellim të plot letrën e z. Lushtakut, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, nën dyshime për krime lufte.

I dashur mik,

Me lejoni fillimisht që t'ju uroj nga zemra ju dhe Partisë Socialiste fitorën bindëse në zgjedhjet e 23 qershorit.

Qytetarët e komunës së Skenderajt ndihen krenarë që para disa ditësh Kuvendi i Komunës kishte vendosur që ju të shpalleni qytetar nderi i komunës tonë.

Për shkak që një prokuror ndërkombëtar ka ngritur dyshime ndaj meje se kam kryer krime lufte dhe se për këtë shkak aktualisht jam i privuar nga liria, kemi qenë të detyruar që ndarjen e Titullit qytetarit të nderit ta shtyjmë për një kohë të pacaktuar, por jo të pafundme. Jam i bindur që shumë shpejt do t'iu presim në Skenderaj, si qytetar i nderit.

Siç, edhe jam i bindur që qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e ditës së diel e bën zgjedhjen e duhur.

Vota e tyre sigurisht se do të jetë një motiv i jashtëzakonshëm për ju dhe ekipin e juaj që ta bëni realitet ëndrrën e shqiptarëve për t'i integruar në familjen europiane.

Sami Lushtaku

Kryetar i Komunës se Skenderajt

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.