PD-ja e ka vështirë të besoj humbjen, Bregu përmend vetëm meritat e Berishës

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka thyer heshtjen e humbjes së zgjedhjeve, duke thënë që ndjehej krenare që bënte pjesë në një skuadër të udhëhequr nga Sali Berisha. Këto deklarata ajo i ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ashtu si Topalli e Imami ka zgjedhur të vërë në pah arritjet e qeverisë Berisha, por pa pranuar humbjen e zgjedhjeve.
“Ndjehem krenare për përpjekjet tona të përbashkëta, për vendosmërinë dhe fushatën e mrekullueshme që bëmë të gjithë bashkë. Ndjehem krenare që jemi forca politike që me Sali Berishën në krye, shkëputi Shqipërinë nga diktatura me zgjedhje të lira, që i dha Shqipërisë mundësinë të jetë sot anëtare e denjë e NATO-s dhe nesër e Bashkimit Evropian”, thotë ajo.
SHEKULLI
Add new comment