Frikë nga tensionet, Laçi mund të numërohet në Tiranë

Ndërsa ka më pak se 40 kuti të panumëruara në qarkun e Lezhës, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në Laç, duket se është marrë vendimi që ato të transferohen në Tiranë. Nuk është e qartë nëse këto kuti do t’i jepnin Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj mundësinë për të përmbysur avantazhin prej më shumë se 4 mijë votash që ka e majta në qarkun e Lezhës, kur diferenca e krijuar në 33 për qind të kutive të numëruara është pak më shumë se 500 vota. Sidoqoftë, fakti që zona është një vend me përkrahje të madhe të PD-së mund të sjellë një ngushtim të rezultatit dhe duket se Partia Demokratike tenton një përmbysje të tij. Ralf Gjoni, përfaqësues i LSI-së që ndodhej në Laç, tha se qyteti ishte i tensionuar dhe transportimi i kutive do të shmangte tensionet e mëtejshme që mund të rëndonin situatën dhe mund të shërbenin për të shpërthyer konflikte edhe më të mëdha. LSI e ka siguruar mandatin e saj në Lezhë dhe ndërkohë mandati që diskutohet është ai i 3-të i Partisë Socialiste apo i 4-t i Partisë Demokratike.
Laçi ndërkohë ka qenë edhe zona me incidentet më të rënda në këto ditë zgjedhjesh edhe pse sipas gjasave këto kanë qenë incidente të palidhura fort me zgjedhjet. Që nga 23 qershori në këtë qark kanë ndodhur 2 krime dhe i pari përfshiu edhe një nga kandidatët e PD në lista dhe një simpatizant të LSI, i cili mbeti i vdekur. Ndërsa fliste në një televizion Gjoni tha se kishte tension në rrugë dhe qytet dhe se kjo nuk e bënte të sigurt procesin atje. “Unë nuk jam ndjerë i sigurt gjatë natës së mbrëmshme”, tha ai për të ilustruar situatën. Ndërkohë edhe pse në rang kombëtar duket se ky mandat nuk do të ndryshonte shumë, ai do të ndihmonte PD të krijonte një opozitë më të fortë dhe pengonte PS dhe LSI të bënin ndryshimet kushtetuese pa vota të së djathtës.
Votat
ASHE 52.5 për qind
APMI 46 për qind
MAPO
Add new comment