VAN ROMPUY SOT VIZITON KOSOVËN

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy sot në mesditë do të arrijë në Prishtinë në një vizitë zyrtare ku do të pritet nga drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
Ai do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, kryeministrit Thaçi dhe kryeparlamentarin Krasniqi.
Vizita e Van Rompuy është e para pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës.
Dhënia e kësaj drite jeshile dhe hapat e tjera në reforma dhe forcimin e shtetit ligjor si dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin pritet të jenë në qendër të bisedimeve të Presidentit të KiE-së me zyrtarët e lartë kosovarë.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt do të vijë të martën për vizitë në Kosovë. Një ditë para se të vijë në Prishtinë, ai do të qëndrojë në Beograd. Vizita e tij në Serbi dhe Kosovë, ka për qëllim mbështetjen e shtetit suedez për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
EXPRESS
Add new comment