Kamzë, shpërthim në kopshtin e fëmijëve, ka të lënduar

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:48

Një shpërthim ka tronditur sot një kopsht fëmijësh në qendër të Kamzës, duke shkaktuar edhe tre të lënduar, kuzhinierja, roja dhe një edukatore. 

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e kopshtit nr. 59 në Kodër-Kamzë, teksa po gatuhej mëngjesi. Sipas informacioneve të para, ka qenë një bombol gazi ajo që ka sjellë edhe shpërthimin.

Policia njofton se ka evakuuar të gjithë fëmijët dhe personelin nga kopshti. Ndërkohë që të plagosurive u është dhënë ndihma e parë mjekësore. 

Policia ka njoftuar se drejt vendgjarjes janë nisur katër ambulanca. Mësohet se kuzhinierja ka qenë duke ndërruar bombolën e gazit, kur ka ndodhur shpërthimi. Kuzhinierja është Diamanta Hima. Roja dhe kuzhinierja po kurohen në  repartin e djegie- plastikë në QSUT.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve të cilët janë dërguar në spital. Një grup hetimor po shkon drejt vendit të ngjarjes. Të gjithë prindërit janë informuar për të marrë fëmijët nga kopshti.

Të lënduarit janë dhe Bekim Xhanari, roja i kopshtit, edukatorja Drita Xhanari dhe kuzhinierja Diamanta Hima. Në kopsht kanë qenë 10 fëmijë. Përgjegjësja e kopshtit ka thënë se s’ka të lënduar në radhët e fëmijëve. 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.