Wollfarth përfundon mandatin: Shqipëria në fazë të re dinjiteti

Postuar në 27 Qershor, 2013 16:12

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Mësohet se të dielën së bashku me bashkëshorten e tij drejt Kuvajtit.

Në fund të mandatit të tij, ai ka organizuar një pritje me krerët më të lartë të shtetit e politikës, por edhe gazetarë e diplomatë. 

Në fjalën e tij, kreu i OSBE duke vlerësuar punën në vendin tonë, tha se e vlerëson të përmbushur misionin e tij, ndërsa me nota pozitive është shprehur edhe për procesin zgjedhor, duke e cilësuar të qetë dhe e rëndësishme është që u pranua nga të gjitha palët. Kjo sipas ambasadorit, vlen të përgëzohet dhe e ngre Shqipërinë në një shkallë më të lartë dinjiteti. 

“Puna e OSBE është një punë që bëhet për Shqipërinë. Mua më ka pëlqyer shumë puna në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë shumë e lehtë. Unë e konsideroj misionin tim të përmbushur, megjithatë loja vazhdon. Ajo që ka rëndësi është se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të kishin rezultat të qartë, u pranuan dhe duhen vlerësuar. Do doja të përgëzoja ata që fituan besimin e popullit. Ajo çka më gëzon shumë është se shoh tani Shqipërinë në një fazë të re dinjiteti. Ka qenë një kohë shumë shpërblyese, të dielën së bashku me Ana Marian udhëtoj në Kuvajt, të hënën nis punën. Ju falënderoj shumë për mbështetjen ata që punojnë në Shqipëri dhe ata që punojnë për Shqipërinë”, tha Eugen Wollfarth.

Eugen Wollfarth është një diplomat gjerman dhe qe nga 16 shtatori i vitit 2010, ai shërben si kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.