Topi: 23 qershori, sfidë e rëndësishme për FRD

TIRANË Në fund të procesit të numërimit, kryetari i FRD-së, Bamir Topi i cilësoi zgjedhjet e 23 qershorit si një sfidë e rëndësishme për forcën politike që ai drejton. “Në përfundim të këtij aksioni politik, i pari i këtij lloji për partinë tonë të re, dëshiroj që me gjithë zemër të falënderoj çdo anëtar të Frymës së Re Demokratike që ndihmoi në këtë betejë elektorale. Një falënderim të veçantë për ata mijëra votues në Shqipëri, që me vullnetin e tyre të lirë e kthyen FRD-në në një forcë të rëndësishme, një parti të së ardhmes për vendin. Ju përshëndes dhe ju ftoj të jemi së bashku në betejat e tjera që na presin…për Shqipërinë, për shtetin dhe qytetarët!”, – shkruan Topi në Facebook. Sfida e partisë së tij për të kandiduar e vetme nuk u përkthye në mandate, edhe pse arriti të mbledhë rreth 30 mijë vota në të gjithë vendin. Vetë Topi mori një numër të konsiderueshëm votash në Tiranë, por rritja e pjesëmarrjes së votuesve në këtë qark rriti edhe pragun për Frymën e Re Demokratike.
MAPO
Add new comment