Rama: Unë, Kryeministri dhe kryeshërbëtori juaj

Në fjalimin e tij si fitues i këtyre zgjedhjeve, kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se ai do të jetë kryeministri i shqiptarëve dhe njëkohësisht edhe kryeshërbëtori i tyre.
"Detyra është e imja, por pushteti do të jetë i juaji. Unë nuk do ta harroj këtë, por ju lutem edhe ju mos e harroni. Për të mirën e Shqipërisë duhet të rilindim së bashku", tha Rama.
Kreu socialist u shpreh se ky është momenti më krenar i jetës së tij, por përulësia mbizotëron ndaj krenarisë.
"Sot, ju populli i Shqiperise vendoset te ma ngarkoni mua dhe skuadres tone kombetare te Rilindjes, se bashku
dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë të LSI-së dhe aleatët e tjerë këtë përgjegjësi kaq të madhe", u shpreh Rama.
Kreu socialist ftoi qytetarët që së bashhku me skuadrën e Rilindjes dhe aleatët, të ndajnë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për të rimëkëmbur ekonominë përmes konkurrencës dhe tatimit të ndershëm, shërbimeve sipas nevojës dhe jo sipas xhepit, për të patur nje bashkëjetesë demokracie, pavarësisht përkatësive partiake dhe krahinore.
"Populli sovran e ngjyrosi me ngjyren e purpurt gjithe harten e Shqiperise, qe nga Shkodra gjer ne Vlore per te na dhene mundesi historike qe ta provojme me sjellje dhe me vepra se mund ta ndajme kete vend nga ndasite e vjetra te se shkuares, te nisim bashkarisht punen per t'i treguar njeri-tjetrit dhe botes se kemi vlerat dhe vendosmerine per t'u ngjitur ne lartesine e amaneteve te të pareve te ketij vendi dhe borxheve qe u kemi te gjithe femijeve te Shqiperise", tha Rama.
Rama ka folur edhe për kundërshtarin e tij politik, duke i dërguar një mesazh ndryshe nga herët e tjera.
"Kam thënë edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim dhe kjo ndodh në demokracitë e pazhvilluara si kjo e jona. Por sot dua t'i them Berishës, se e falenderoj për çdo gjë të mirë që historia mund ta vlerësojë nesër, e që unë ndoshta nuk i shoh objektivisht sot. I uroj gjithë mirat në jetën e tij private në vazhdim", u shpreh Rama.
Po ashtu fituesi i zgjedhjeve theksoi se votën plebishitare ai nuk e konsideron si triumf personal, por si një sfidë të madhe për të ardhmen.
"Eshtë pjesë e sfidës qeverisëse që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndihet keq, asnjë rrogtar shteti të mos ndjehet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur palën tjetër të mos ndihet i rrezikuar, të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do t'u provojmë se ndryshimi nuk ka ardhur për t'i bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi", premtoi Rama.
Top Channel
Add new comment