Rama: Populli mori vendimin për të mbyllur një epokë dhe për të hpur një tjetër si në 1992

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar kryeministrit Sali Berisha që të pranojë humbjen. Në një konferencë për mediat selia e PS-se, Rama doli së bashku me sekretarin e Internacionales Socialiste, Luis Ajala. “Kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Në një pale zgjedhje që si e kam përseritur më parë përbenin një takim të vendit me historinë në të njëjtën përmasë dhe për të njëjtën përgjegjësi për të ardhmen si ato të vitit 1992 dhe arsyeja pse rezultati është përtej të gjitha parashikimeve lidhet me faktin e thjeshtë që populli shqiptar ka marrë vendim solemn për të mbyllur një epokë e për të hapur një epokë të re njësoj si në 1992″- tha Rama. Ai i beri apel numëruesve të skuadrës humbëse të vazhdojnë të bëjnë detyrën që Shqipëria të fillojë nga puna. “Për në dhe mua personalisht ky është triumfi i sovranit që ndau me këto zgjedhje Shqipërinë nga historia e procesve zgjedhore të manipuluara që e njollosën keq imazhin e vendit tonë, sot çdo shqiptar që ka votuar në 23 qershor për cilendo forcë politike duhet të ndihet krenar se e bëri vendin krenar në sytë e botës që me gëzim përjeton të vërtetën e thjeshtë se nga këto zgjedhje sot ka fituar Shqiperia”- ka thënë ai.
MAPO
Add new comment