Tjetër incident, militantët e PD-së në Peshkopi, plumba ndaj shtabit të PS-së

Postuar në 22 Qershor, 2013 13:23

Mbrëmjen e djeshme, përveç dhunës barbare ndaj komisionerit të PS-së në Kukës, ka ndodhur edhe një tjetër incident i rëndë.

Militantë të PD-së në Peshkopi kanë qëlluar me breshëri në drejtim të shtabit elektoral të PS-së. Kjo është konfirmuar nga ana e kreut të PS-së për këtë rreth, Ulsi Manja, që njëkohësisht është edhe kandidat i PS-së për Dibrën.

Janë dëgjuar krisma. Kemi lënë menjëherë mbledhjen dhe të gjithë drejtuesit e shtabit elektoral kemi ardhur me urgjencë tek shtabi. Këtu kemi parë militantët e Partisë Demokratike që ishin afruar në brendësi të shtabit elektoral të PS. Kemi parë njolla gjaku dhe vrima plumbi mbi dyert e shtabit. Nxitësi i incidentit ka qenë drejtori i CEZ Shpërndarje Dibër, anëtar i kryesisë së PD-së, Gafurr Gazidede dhe Drejtori i Tatimeve, Artan Selishta”, tha Manja.

Për të dyja rastet, policia nuk ka reaguar ende./b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.