Krujë, në kërkimi 28-vjeçari, shpërndante lekë në këmbim të votës

Policia e Krujës ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar, të quajtur Islam Sefa (Xaka), i cili shpërndante shuma parash në këmbim të votës për një subjekt politik. Sefa, lindur në banues në Krujë, ka qenë edhe më parë i dënuar për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Policia e Krujës kishte grumbulluar informacione mbi shpërndarjen e parave nga ky shtetas, banorëve të fshatit Nuaj, me qëllim që të votonin ne favor të një subjekti elektoral, ndaj, rreth orës 01:30, gjatë kohës kur personi në fjalë lëvizte me automjetin e tij “Jeep Grand Cherokee” me targa AA 140 FC, e ka urdhëruar atë të ndalojë.
Ai nuk i është bindur policisë dhe ka tentuar të largohet me automjetin e tij, por më pas, në pamundësi, e ka braktisur atë dhe ka mundur t’i shmanget kapjes nga shërbimet e policisë, i favorizuar nga terreni me reliev të lartë.
Policia, pas kontrollit të automjetit të tij,sekuestroi në cilësinë e provës materiale një çantë, brenda së cilës gjeti: 76 copë kartëmonedha të prerjes 2000 lekë; 70 copë kartëmonedha të prerjes 1000 lekë; 53 kartëmonedha të prerjes 50 Euro; 2 telefonë celularë si dhe një bllok shënimesh me të dhëna mbi aktivitetin në fjalë.
SHEKULLI
Add new comment