DACIC: ZGJEDHJET LOKALE NË KOSOVË MË 3 NËNTOR

Pas njoftimit të BE'së se Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka deklaruar se data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë orientimisht është 3 nëntori.
"Jemi pajtuar rreth disa çështjeve që grupet punuese nuk kanë mundur t'i dakordojnë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve lokale, kemi biseduar edhe për datën orientimisht kjo do të duhej të ishte më 3 nëntor. Në anën tjetër për ne është e rëndësishme që serbët në Kosovë e Metohi të mund të votojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje me dokumenta të Serbisë" ka thënë Dacic.
Zgjedhjet lokale pritet të shpallen nga Presidentja Jahjaga e cila në takimin e fundit me shefin e BE'së në Kosovë Samuel Zbogar kishte thënë se është duke shqyrtuar mundësinë që zgjedhjet të mbahen brenda tetorit.
"Për të respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mbeten datat 20 dhe 27 tetor si data të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës", kishte thënë Jahjaga.
Pajtohen për zgjedhjet lokale, policinë dhe gjykatën
Ka përfunduar rreth orës 3.00 të mëngjesit takimi ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton. Të dy palët janë pajtuar zgjedhjet lokale, policinë dhe gjykatën, por jo edhe për çështjet e telekomit dhe energjetikës.
Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesja e lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila pas takimi ka njoftuar se palët janë pajtuar për zgjedhjet lokale, policinë dhe gjykatën, megjithatë palët nuk kanë mund të pajtohen për çështjet e telekomit dhe energjetikës.
Ndërkohë sot pritet që dy palët të kenë një drekë pune me Baroneshën Ashton.
Po ashtu, bëhet e ditur se takimi i radhës ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq do të jetë me dy korrik.
EXPRESS
Add new comment