Berisha kërkon fitore me recetë populiste

Tensioni do të jetë i lartë dhe rezultati pritet të jetë i ngushtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Shqipëri. Por fokusi nuk është se, kush do të fitojë, por nëse ish-bastioni komunist do të jetë më në fund gati për të bërë progres në rrugën e anëtarësimit në BE.
BE do të monitorojë nga afër këto zgjedhje, duke kërkuar plotësimin e standardeve ndërkombëtare, për vendin që ka aplikuar në vitin 2009 për statusin kandidat dhe që prej atëherë nuk ka bërë progres.
Këto standarde nuk janë plotësuar në dy zgjedhjet e fundit, ato të 20005 dhe 2009, pasi ka pasur akuza për manipulim dhe incidente dhune. Këto zgjedhje janë aq të rëndësishme për Shqipërinë sa do të hapin ose do të bllokojnë kërkesën për anëtarësimin në BE.
Kryeministri Berisha do të kërkojë të zgjasë pushtetin e tij tetë vjeçar duke mundur sërish socialistin Edi Rama.
Në zgjedhje janë regjistruar rreth 3.3 milionë votues, të cilët do të zgjedhin 140 deputetë. Rezultati pritet të jetë i ngushtë edhe pse sondazhet në Shqipëri janë të pabesueshme.
Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, mes kampeve ka pasur akuza të ndërsjella për manipulim, mashtrim dhe veprime të pandershme.
Këto shqetësime rriten për faktin se, njerëzit e Berishës kontrollon institucionin kyç që vendos për zgjedhjet: KQZ-në.
Opozita ka shprehur shqetësim lidhur me numrin e votuesve me moshë mbi 100-vjeçare që tregon se, ka diçka që nuk shkon me regjistrin e votuesve. Ka rreth 350 mijë votues që nuk kanë adresë. Ndërsa dyshohet se, ka 25 mijë emra të dubluar.
Nëse në këto zgjedhje standardet shkelen pa nisur, monitoruesit thonë se ka rrezik për probleme. Pas zgjedhjeve të 2009-s, opozita bojkotojë parlamentin për 18 muaj dhe zhvilloi protesta në rrugë. Në janar të 2011-s, protesta para zyrës së Kryeministri u kthye në fatale pasi garda qëlloi për vdekje katër prej demonstruesve.
Njohja e zgjedhjeve nga ndërkombëtarët do të ndihmonte zhbllokimin e kërkesës së Shqipërisë për në BE. Por kushdo që të fitojë duhet të ndërmarrë reforma. Pa to, ekonomia do të zhytet në recesion, siç FMN ka paralajmëruar. Opozita gjatë fushatës, ka premtuar reforma të thella ekonomike dhe luftë ndaj korrupsionit.
Nga ana tjetër, Berisha është fokusuar tek receta populliste duke premtuar vende pune, uljen e inflacionit dhe kthimin e pagës së 13.
SHEKULLI
Add new comment