Zgjedhjet, policia merr në ruajtje objektet shtetërore dhe selitë diplomatike

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:09

TIRANE- Policia e Shtetit, ne kuader te masave per mbarevajtjen dhe sigurine e rendit gjate zgjedhjeve ka marre nen ruajtje objektet shteterore, te trupit diplomatik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  ka nxjerrë urdhrin “Për dorëzimin dhe marrjen në ruajtje të Objekteve Shtetëror, nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë”. 

Përmes këtij urdhri Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. 

Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre. 

Masat 

Për Procesin Zgjedhor Qershor 2013, është shtuar numri i Objekteve të VNV-ve, si dhe QV-ve, me rreth 700 objekte më tepër se në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Maj 2011 dhe ruajtja e sigurimi i tyre kërkon angazhimin e rreth 1000 punonjësve të policisë, për këtë lindi si domosdoshmëri angazhimi me këto detyra i personelit policor të strukturave të Objekteve që merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me ruajtjen e Objekteve të Rëndësishme Shtetërore.

Dorëzimi i objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura do të fillojë rreth orës 14.00’ të ditës së sotme, datë 20.06.2013.

Ruajtja e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik nga efektivat e Forcave të Armatosura do të kryhet deri me datë 25.06.2013.
Ndërkohë Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur që të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivat e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte, me qëllim garantimin e plotë të ruajtjes së tyre gjatë periudhës 20-25 qershor 2013.

Rreth orës 12.00 të ditës së sotme është zhvilluar një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mes përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shefat e Sigurisë së Ambasadave dhe Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, me qëllim garantimin e një menaxhimi sa më efikas të këtij procesi.

Objektet e rëndësisë së veçantë dhe të trupit diplomatik që do të merren në ruajtje nga forcat e Ushtrisë janë :

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër:
Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Konsullata Italiane;
Gjykata e Apelit;
Filiali i Bankës së Shqipërisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë:
Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Drejtoria e Policisë Qarkut Kukës: 
Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës;
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan: 
Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor;
Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë:
Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;
Gjykata e Apelit;
Filiali i Bankës së Shqipërisë.
Konsullata Greke;
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër: 
Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër;
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.

Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë: 
Ruan me punonjës policie 4 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Gjykata e Apelit;
Konsullata Italiane;
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës:
Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;
Gjykata e Apelit;
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër: 
Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;
Gjykata e Apelit;
Konsullata Greke;
Filiali i Bankës së Shqipërisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Drejtoria e Policisë Qarkut Berat: 
Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor;
Filiali i Bankës së Shqipërisë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier: 
Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;
Filiali i Bankës së Shqipërisë Lushnjë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë: 
Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat:
Gjykatës Kushtetuese,
Gjykatës së Lartë ,
Arkivit Qendror Shtetërore

Komisariati Policisë Nr. 1
Ambasadat që sigurohen me punonjës policie
1. Ambasada U.S. Amerikane
2. Ambasada Palestineze
3. Ambasada Holandeze
4. Ambasada Rumune
5. Ambasada e Iranit
6. Ambasada Italiane
7. Ambasada e Libisë
8. Ambasada Kroate
9. Ambasada Suedeze
10. Ambasada Turke
11. Ambasada e Brazilit
12. Ambasada e Malit të Zi
Rezidencat që sigurohen me punonjës policie
1. Rezidenca U.S. Amerikane
2. Rezidenca Italiane
3. Rezidenca Suedeze
4. Rezidenca Spanjolle
5. Rezidenca e O.S.B.E-së
6. Rezidenca Polake
7. Rezidenca Ruse
8. Rezidenca Holandeze
9. Rezidenca për sigurinë e O.K.B-së
10. Rezidenca e Ambasadës së Brazilit
11. Rezidenca Iraniane
12. Rezidenca e Ambasadorit të Katarit
13. Rezidenca e Ambasadorit të Kuvajtit
14. Rezidenca e Ambasadorit të Izraelit

Komisariati Policisë Nr. 2
Ambasadat që sigurohen me punonjës policie
1. Ambasada Ruse
2. Ambasada e Danimarkës
3. Ambasada Kineze
4. Ambasada Maqedonase
5. Ambasada Serbe
6. Ambasada Angleze
7. Ambasada Gjermane
8. Ambasada Greke
9. Ambasada Austriake
10. Ambasada e Arabisë Saudite
11. Ambasada e Egjiptit
12. Ambasada Spanjolle
13. Ambasada e Kosovës
14. Ambasada Sllovene
15. Ambasada e Zvicrës
16. Ambasada e Izraelit
Rezidencat që sigurohen me punonjës policie
Rezidenca e Zvicrës
Rezidenca Çeke
Rezidenca Angleze
Rezidenca e Arabisë Saudite
Selia e Bankës Botërore
Rezidenca e Palestinës
Selia e Menaxheres së Bankës Botërore
Selia e O.K.B -së “One Un Ifice”

Komisariati Policisë Nr. 3
Ambasadat që sigurohen me punonjës policie
1. Ambasada e Vatikanit
2. Ambasada Polake
3. Ambasada Hungareze
4. Ambasada Franceze
5. Ambasada Bullgare
6. Ambasada Çeke
7. Ambasada Sllovake
8. Ambasada e Kuvajtit
Rezidencat që sigurohen me punonjës policie
Rezidenca e Kosovës
Rezidenca e Ambasadës së Egjiptit
Rezidenca Bullgare
Rezidenca Sllovake

Komisariati Policisë Nr. 4
Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror:
Objektin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar

Komisariati i Policisë Kavajë
Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë;

Në total shuma e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë është 100. 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.