Rama: Më 23 qershor, Tirana kryeqyteti i Rilindjes

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:04

Me një miting gjigant në sheshin "Nënë Tereza", Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale në Tiranë. 

Pasi folën me radhë të gjithë kandidatët për deputetë në qarkun më të madh të vendit, ishte radha e kreut socialist Edi Rama, i cili bëri një përshëndetje jo vetëm për banorët e lagjeve kryesore të Tiranës, por edhe për të gjithë ata qytetarë dhe mbështetës që ishin në Tiranë për të marrë pjesë në këtë miting.

"Përshëndetje për të gjitha ata mbështetës që kanë ardhur me dëshirën e tyre në Tiranë, dhe jo me detyrim, sic bën Kryeministri për punonjësit e shtetit. Ditën e diel me numrin e bekuar 29 ne do t'i çlirojmë të gjithë robërit e katragjyshit me antiplumb, do t'i çlirojmë të gjithë policët, arsimtarët, punonjësit e administratës", tha Rama.

Kreu socialist tha se Berisha gënjen kur flet se do të hapë 250 mijë vende pune. "Pse nuk i hape vendet e punës? Katër vjet më parë premtove 160 mijë vende punë, por vetë INSTAT-i tha se ishin punësuar vetëm 50 mijë. U ke mbetur borxh shqiptarëve", tha Rama.

Kreu socialist akuzoi sërish Kryeministrin se gënjen kur thotë se ka rritur mirëqënien prej rritjes së pagave, sepse cmimet janë rritur më shumë, gënjen kur thotë se do të trefishojë grantet, sepse fermerët po jetojnë cdo vit dhe më keq, gënjen kur thotë se jeta e shqiptarëve është përmirësuar, sepse shumë prej tyre jetojnë me borxhe dhe me lista në dyqanet e ushqimore.

Rama premtoi sërish nga Tirana se Partia Socialiste do të bëjë legalizimet falas, ndërsa theksoi se Berisha gënjen kur premtoi se do ta kryejë këtë proces brenda 6 muajsh. "Pse nuk e bëri Berisha për 8 vjet me radhë këtë gjë? Pse nuk e përmbushi këtë premtim në mandatet e shkuara?" tha Rama.

"Brenda mandatit të parë të gjithë ata që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre duke ardhyr nga veriu dhe nga jugu për një jetë më të mirë do të kenë në dorë titullin e pronësisë së patundshme për pronën e tyre. Të gjithë ata që jetojnë me punën e tokës dhe që prej 20 vitesh po presin të marrin certifikatën e tokës, do ta kene në dorë këtë dokument", premtoi Rama.

Kryesocialisti theksoi ndër të tjera se premtimi i Berishës për heqjen e vizave me SHBA-në është premtim bosh, sepse në fakt Amerika, sipas tij, ia ka hequr vizën Berishës.

Sipas Ramës, Berisha ka rrënuar ëndrrën e integrimit, ëndrrën e rimëkëmbjes, ëndrrën e zhvillimit dhe për këtë arsye ndërkombëtarët nuk e besojnë më Kryeministrin e Shqipërisë.

"Kjo është Tirana jonë dhe me 23 qershor, ky qytet do të jetë kryeqyteti i Rilindjes. Tirana do të udhëheqë fitoren e madhe të rilindjes ndaj rrënimit. Ju zotohem se me votën tuaj për Rilindjen, ju kryeqytetasit pavarësisht prejardhjeve krahinore, pavarësisht ndasive partiake, pavarësisht përkatësive fetare do të keni një krah një Qeveri që hallet tuaja, problemet tuaja do t'i ketë të vetat dhe unë do të jem pranë jush në çdo moment", tha Rama.

Rama: Derë më derë për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje  

Para nisjes se mitingut permbylles lideri i Partise Socialiste zhvilloi dy kënd fjale në kryeqytet, në zonën e 'Ali Demit' dhe në atë të Tiranës së re. 

"Gjithkush prej jush duhet të trokasë derë më derë për të bindur cdo të afërm, cdo familjar për të shkuar të votojë për Rilindjen. Ju siguroj që i gjithë ky mund do të sjellë Rilindje dhe fitorja është e jona", u shpreh Rama, duke iu kujtuar mbështetësve se së bashku do të festojnë fitoren pasi të mbarojë procesi zgjedhor. Me këtë mesazh Rama është treguar i kujdesshëm që t'iu tërheqë vëmendjen mbështetësve që të përqendrohen si te procesi i votimit ashtu edhe ai i numërimit.

Ndërkohë ditën e fundit, PS do të organizojë dy mitingje paralele në Shkodër dhe në Vlorë, ku priten surpriza për mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të tyre.

Gjate dites se sotme, kryetari i PS-se Edi Rama ishte ne Kruje, ku premtoi status te vecante per kete qytet historik. 

 

 

TOP CHANNEL

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.