LSI: KQZ po shkatërron zgjedhjet. Raste terrori elektoral në Kukës

TIRANË- LSI ka denoncuar si antiligjor vendimin e KQZ për moszbatimin e verifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë, duke e akuzuar këtë institucion, jo vetëm të bërë tërësisht palë të pushtetit, por edhe për shkatërrim të zgjedhjeve.
“Kodi i miratuar me konsensus në shtojcën e tij përcakton qartë se në Tiranë do përdorej elektronik për të identifikuar zgjedhësit, KQZ ka dalë haptas mbi kodin zgjedhor, duke urdhëruar zbatimin e të kundërtës, skandali është se kompania garanton në mbledhjen e KQZ se këto pajisje janë të gatshme dhe është plotësisht i mundshëm në qendrat e votimit, kurse KQZ e qeveria nuk janë dakord as me ligjin e as kompaninë”- tha Manjani në një deklaratë për mediat nga selia e LSI.
Sipas tij, janë paguar 2 mln euro për këtë shërbim që nuk do të merret. Ai ka garantuar se komisionerët e LSI janë të gjithë të angazhuar për të garantuar se cdo votë do të numërohet ashtu si është dhënë.
Ndërkohë LSI deklaroi se së fundi janë konstatuar raste terrori në Kukës, duke akuzuar direkt ministrin e Brendshëm, Noka për këto raste.
PANORAMA
Add new comment