Ruçi: Prokuroria të hetojë situatën në “Albpetrol”

Në komunën Greçalli të Fierit, i pari i listës së Partisë Socialiste për këtë qark, Gramoz Ruçi, i ka bërë një kërkesë publike prokurorisë që të hetojë sa më parë për çka po ndodh me “Albpetrolin” lidhur me ata që ai i ka konsideruar si militantë që kanë mbushur këtë kompani. Ruçi tha se naftëtarët profesionistë janë në rrugë dhe njerëzit e pushtetit ushtrojnë presione duke mbajtur funksione të administratës. “Do të kërkoja vëmendjen e Prokurorisë së Fierit për borderotë e ‘Albpetrolit’, dhjetëra e qindra të regjistruar militantë partie, vazhdojnë edhe universitetin apo janë të regjistruar në tre-katër bordero dhe marrin rrogat në mënyrë fiktive”, – bëri apel Ruçi. Po ashtu ai ka kërkuar që organi hetimor të nisë hetimin edhe për drejtuesin e “Albpetrolit”. “Kërkoj vëmendjen e Prokurorisë për drejtorin e Albpetrolit, që është edhe kryetari i Partisë Demokratike, i cili thërret ata që ai mendon se nuk votojnë për PD-në dhe iu merr kartat e identitetit. Jo vetëm atje, po kudo ku qeverisin këta palo pushtetarë po ndodh ky fenomen”, ka denoncuar Ruçi nga kjo komunë e qarkut Fier.
MAPO
Add new comment