Aksidentet, 2 kalimtarë të vdekur në Tiranë e Durrës

Postuar në 16 Qershor, 2013 14:44

Dy kembesore kane mbetur te vdekur, ne dy aksidente te ndryshme rrugore, nderkohe qe tre persona mbeten te lenduar ne te tjere aksidente qe ndodhen kete te diele.

Ne zonen e unazes, Shkozet-Plazh ne Durres nje 60 vjecar nderroi jete i perplasur nga nje automjet. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit. 

Vetem pak kohe pas ketij aksidenti në kryeqytet, rreth orës 17:30 minuta nje kalimtar mbeti i vdekur teksa u perplas nga nje makine. 

Sipas te dhenave te para te policise aksidenti ndodhi tek zona e Institutit në Kamëz. 

Me heret, po ne kryeqytet nje automjet tip “Renault” me targa TR6120G u përplas me një motorr.  Per pasoje shtetasi 24 vjeç, Endrit Selimi mbeti i plagosur dhe u dergua ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore. 

Nje tjeter aksident, sipas BW, ndodhi ne oret e pasdites ne afersi te tunelit te sapoinauguruar Tirane-Elbasan, per fat te plagosurit u transportuan ne spitalin Ushtarak ne Tirane jashte rrezikut per jeten.  

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.